LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohet shqiptari nga Milano, dyshohet se vrau barbarisht babë e bir

Ekstradohet shqiptari nga Milano, dyshohet se vrau barbarisht babë e bir

Shtetasi Etjen Cani është kapur dhe është ekstraduar nga Milano drejt vendit tonë, ku akuzohet për vrasjen e dy personave, babë e bir.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K. Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Cani është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit Nezir dhe Gentian Beqiraj.


Në mëngjesin e 15 gushtit 2012, Gentian Beqiri është qëlluar me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij (ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale), ndërsa babai i tij është rrahur barbarisht me sende të forta gjuajtur me thika, duke ju thyer 6 brinjë dhe duke i plasur hemorragjia në tru dhe në mëlçi.

Një konflikt xhelozie dyshohej fillimisht se mund të kishte shkaktuar vrasjen e Gentian Beqirajt dhe babait të tij, por më pas është marrë në shqyrtim edhe pista e hakmarrjes, pasi Beqiraj ishte në konflikt me fisin Çapja në Elbasan. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori