LAJMI I FUNDIT:

Eksportet e mallrave u rritën me 23 për qind në korrik në Shqipëri, ngadalësohet ritmi

Eksportet e mallrave u rritën me 23 për qind në korrik në Shqipëri, ngadalësohet ritmi

Eksportet kanë vijuar me rritjen dyshifrore në vlerë edhe në muajin korrik, por ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me muajt e mëparshëm, duke treguar presionin e çmimeve të larta që vjen nga tregjet ndërkombëtare.

Në korrik, eksportet e mallrave arritën vlerën 39 miliardë lekë, duke u rritur me 23 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 14.3 për qind, në krahasim me qershorin e këtij viti, sipas raportit të insituti të statistikave INSTAT.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 82 miliardë lekë, duke u rritur me 14.1 për qind, në krahasim me një vit më parë dhe me 0.6 për qind, në krahasim me qershorin e 2022-shit.


Deficiti tregtar i këtij muaji është 42 miliardë lekë, duke u rritur me 6.9 për qind, krahasuar me korrikun e 2021-shit dhe me 20.3 për qind, në krahasim me qershorin e 2022-shit.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, këtë shtatë-mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 293 miliardë lekë, duke u rritur me 40.1 për qind, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 528 miliardë lekë, duke u rritur me 23.9 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 235 miliardë lekë, duke u rritur me 8/3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori