LAJMI I FUNDIT:

‘Eksplozivi ishte në pantallona dhe mendoi që është drogë’ – detaje për policin që u vra në Zhur

‘Eksplozivi ishte në pantallona dhe mendoi që është drogë’ – detaje për policin që u vra në Zhur

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka dhënë detaje lidhur me rastin e Zhurit, ku mbeti i vdekur një polic.

Ai ka thënë se në katin e dytë të shtëpisë në Zhur në një dollap, policët kanë gjetur një palë pantallona në të cilat dyshohej se kishte substanca narkotike, ndërsa gjatë kontrollit të atyre pantallonave kishe shpërthyer mjeti eksploziv, ku ka mbetur i vdekur një polic dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, po ashtu edhe një djalë i familjes në të cilën po bëhej kontrolli është lënduar në sy.

“Atë ditë njësitet policisë së rendit ato merën më dhunën, ndërsa është njoftuar njësiti i specializuar i narkotikëve po ashtu janë njoftuar njësiti për lëndë narkotike disa kanë qenë në punë disa në shtëpi janë mobilizuar që të operojnë sa më mirë dhe të konfiskoj sasinë narkotike. Kati i parë është kontrolluar nga kolegët edhe të rendit dhe të njësisë së centralizuar dhe kanë shkuar në katin e dytë që ka qenë pa derë, ka qenë edhe një fëmijë me policët dhe policët kanë hyrë dhe kanë kontrolluar për narkotik edhe në një moment gjatë kontrollimit të një dollap në krevat ka qenë një lënë e mbështillur në farmerkë dhe gjatë shpalosej policët kanë menduar se ka qenë lëndë narkotike e dhe gjatë shpalosjes ka shpërthyer”, ka thënë Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në KTV.


Ai ka thënë se rasti ku ka vdekur një polic dhe kanë mbetur të lënduar dy të tjerë në Zhur ka qenë tragjik. Qalaj ka treguar se thirrja në polici fillimisht ka qenë për dhunë në familje, e më pas është njoftuar se personi i dyshuar posedon edhe substanca narkotike.

“Në fakt ka qenë një ngjarje mjaft tragjike, mjaft e ranë si pasoje kemi humbë një polic të policisë së Kosovës dhe plagosjen serioze të dy të tjerëve. Në fakt thirrja ka qenë për dhunë në familje, dhe njeri nga familjarët ka thirr qendrën operative në Zhur në lidhje me dhunën në familje po ashtu ka thënë prindi im posedon substance njëri nga familjarët. Procedurat në polici janë në i kyçim njësite të narkotikeve për atë regjion. Ne i kyqim njësitet e specializuara, njësitet e policisë të rendit ato merren me dhënë në familje”, ka thënë ai

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori