Ekspertja ligjore shpjegon nëse Imane Khelifit do t'i hiqet medalja e artë pas pezullimit nga botërori i boksit

Një eksperte ligjore ka shpjeguar nëse Imane Khelif mund t'i hiqet medalja e artë olimpike pasi u pezullua nga World Boxing.
Më pak se 12 muaj më parë, algjerianja 26-vjeçare fitoi medaljen e artë në boksin e peshave të mesme për femra në Lojërat Olimpike të Parisit, duke bërë bujë kur lindi një debat mbi gjininë e saj.
Një vit para lojërave, Khelif, së bashku me luftëtaren tajvaneze Lin Yu-ting, dyshohet se nuk i përmbushën udhëzimet e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA) për kriteret e pranueshmërisë gjinore.
Por, asaj iu lejua të garonte në lojëra nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili ia hoqi IBA-s pozicionin si organi qeverisës global amator i boksit në vitin 2023 për shkak të shqetësimeve se si drejtohej.
IOC tha se garueseve u lejohej të garonin në divizionin e grave nëse në pasaportat e tyre shkruhej se ishin femra.
Tani Khelifit i është ndaluar të garojë në ngjarjet e Kampionatit Botëror të Boksit, përveç nëse ajo mund të paraqesë prova se është një grua biologjike.
Doraine Lambelet Coleman, një Profesoreshë e Shquar e Ligjeve në Shkollën e Drejtësisë Duke, i tha Newsweek me anë të email-it: “KOK-u nuk do të anulonte medaljet e fituara nga atletët që ishin të kualifikuar sipas rregullave që vendosi për garën e boksit në Paris”.
"Ndryshe nga rregullat e pranueshmërisë të përcaktuara nga IBA dhe tani WB, këto rregulla nuk kërkonin që konkurrentët të ishin biologjikisht femra", shtoi ajo. /Telegrafi/



































