LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë: S’do të ketë luftë në Kosovë

Eksperti i sigurisë: S’do të ketë luftë në Kosovë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku ka thënë se siguria në Kosovë është e qëndrueshme shikuar nga terreni dhe matësit e tjerë të sigurisë dhe se nuk do të ketë luftë.

Çollaku tha se shikuar nga aspekti i përgjithshëm dhe përcjellja në vazhdimësi e gjendjes së sigurisë në Kosovë dhe sfidave të mundshme, ai për dallim nga zyrtarët apo  folës të tjerë publik në cilësi të ndryshme, nuk është shprehur asnjëherë se do të ketë luftë, pasi sipas tij nuk do të ketë luftë.

“Tendenca për të përhapur këtë konflikt dhe për të krijuar konflikte të reja ka qenë në vazhdimësi pjesë e skenarëve të ndryshme të Rusisë dhe interes strategjik i Rusisë, që përmes satelitëve të ndryshëm, në rastin konkret të Serbisë, të përhap krizën në kuptimin e krijimit e vatrave të reja të krizës në Ballkan dhe më gjerë. Fatmirësisht deri më sot nuk ka ndodh një gjë e tillë”, tha ai, për RTK.


Gjithashtu Çollaku u shpreh se siguria nuk është absolute as në vendit e zhvilluara mirëpo janë dy faktor që interferojnë dhe janë tregues të mirë  dhe real të gjendjes së qëndrueshme të sigurisë në Kosovë.

Haliti komenton deklaratat e VV-së për luftë: Po e frikësojnë popullin dhe investitorët e huaj
Lexo po ashtu Haliti komenton deklaratat e VV-së për luftë: Po e frikësojnë popullin dhe investitorët e huaj

“Ndër këta faktor që interferojnë dhe janë tregues të mirë dhe real të gjendjes së qëndrueshme të sigurisë janë dy kryesorë: Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka pretendime territoriale, pra vazhdimisht është në konsolidim në testime të sigurisë  dhe në bashkëveprim me KFOR-in, EULEX-in dhe politikat e ndërkombëtarëve. Dhe e dyta misioni ndërkombëtar KFOR dhe politika e përgjithshme tani e sforcuar dhe e rikonfirmuar e Aleancës Veriatlanike në krye me SHBA-në dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm për sigurinë në nivel regjional dhe botëror siç është Britania e Madhe. Të gjithë këta faktorë e konfirmojnë mbështetjen e pakursyer për Kosovën në kuptimin e ruajtjes së integritetit territorial të saj”, tha ai.

Tutje Çollaku shtoi se kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe dislokimi  i forcave serbe afër kufirit, manovrimet e ndryshme  në distanca të caktuara afër kufirit e më pas tërheqja është më shumë një luftë psikologjike.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori