LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë për tërheqjen nga INTERPOL-i: Të kërkohet llogari për paratë e shpenzuara për lobim

Eksperti i sigurisë për tërheqjen nga INTERPOL-i: Të kërkohet llogari për paratë e shpenzuara për lobim

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka komentuar tërheqjen e Kosovës nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL.

Ibishi në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se tërheqja është dështimi i radhës pasi vitin e kaluar shpenzuam 1 milion e 200 mijë euro për lobim e nuk ia dolëm.

Ai ka thënë se duhet ndryshuar strategjia e lobimit, pasi deri më tani nuk ka pasur grupe kompetente për të lobuar në këtë drejtim, përcjell Telegrafi.


“Është një dështim i Ministrisë së Jashtme dhe gjithë garniturës së saj në lobim”.

Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se duhet kërkuar llogari edhe për mjetet e shpenzuara për lobim në procesin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Ibishi thotë se tërheqja për këtë vit ka qenë e arsyeshme pasi sipas tij 2/3 kanë qenë shumë vështirë të arritshme pa një lobim nga fillimi i vitit kalendarik.

Eksperti i sigurisë thotë se frika e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Ai ka thënë se për Kosovën dhe mbarë botën ka qenë me rëndësi anëtarësimi në INTERPOL

“Shtete të ndryshme kërkojnë shpesh herë informacione nga Policia e Kosovës. Unë nuk e kuptojë si kanë “fytyrë” të bëjnë kërkesa të tilla kur nuk e pranojnë Kosovën në organizatë. Nëse nuk je anëtare në Interpol nuk je e obliguar të shkëmbesh ato informacione”, tha  Ibishi./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Kalo në kategori