Dy vrasje masive ku humbën jetën 17 persona, shokuan Serbinë. Më pas filluan reagimet, kurse presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media ia arriti qëllimit të nervozojë të gjithë ata që e dëgjuan, raporton N1.
Deklaratat e tij janë analizuar nga psikiatri kroat Ante Bagariq, i cili thotë se ato ndikojnë keq në opinion dhe përhapin paranojë dhe shkatërrim, transmeton Telegrafi.
Pas të shtënave në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ku një nxënës i klasës së shtatë vrau tetë nxënës dhe një roje shkolle, presidenti i Serbisë fillimisht zbuloi se në cilin spital ishte shtruar djali, pastaj foli për prindërit e tij dhe përfundoi gjithçka duke deklaruar se do të ndryshonte ligji, kështu që në të ardhmen edhe ata nën moshën 14 vjeç do të mbajnë përgjegjësi penale.
Dhe ndërsa opinioni ishte ende në tronditje, ndodhi një krim i ri i tmerrshëm. Një 20-vjeçar qëlloi dhe vrau tetë persona në afërsi të Mlladenovcit, dhe gjuetia për të zgjati gjithë natën.
Në mëngjes ai u dorëzua në polici dhe presidenti serb tha se ishte terrorizëm dhe tha para gjykatës se “i keqi nuk do të dalë nga burgu”.
Sipas fjalëve të tij, ai kërkoi kthimin e dënimit me vdekje, por kryeministrja dhe ministrat e refuzuan. Bagariq thotë se nëse Vuçiq, si politikanët e tjerë, përpiqen të gjejnë një zgjidhje që do të rrisë popullaritetin e tij dhe do të zvogëlojë dëmin.
“Të flas sinqerisht, pa manipulim. Për fat të keq, politikanët në përgjithësi nuk i përmbahen kësaj, por shikojnë çdo mundësi për të shfrytëzuar çdo ngjarje dhe të paraqiten si luftëtarë për mirëqenien e të gjithëve”, tha psikiatri.
Ai shton se deklaratat e presidentit serb kanë ndikim negativ në opinion.
“Sigurisht që paranoja po rritet në shoqëri, po shtohet shkatërrimi. Shkatërrimi në shoqëri, si dhe në një individ, është një proces i natyrshëm. Detyra do të ishte zvogëlimi, monitorimi, kontrolli i tij. Me sa shoh unë, dhe lidhur me këtë rast, ishte një devijim nga temat e vështira në ‘ata janë kundër meje, kundër nesh…’, ajo paranojë që po përhapet në shoqëri. Shumë identifikohen me personazhe publike dhe kjo sigurisht nuk është mirë”, tha psikiatri, duke shtuar se “shumica e politikanëve përpiqen të krijojnë kontradikta, konfuzion, kaos…”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri