“Truri ynë bën disa gjëra interesante ndërsa flemë dhe ne jemi të projektuar që shpesh të harrojmë përmbajtjen e ëndrrave tona”, thotë Dr. Alex Dimitriu, i certifikuar në psikiatri
Atëherë, çfarë ndodh në kokën tonë ndërsa flemë? Sipas Dimitriut: Kujtimet renditen dhe ruhen, ne çlirojmë hapësirë të re për të mësuar, ne zgjidhim problemin dhe lidhim fakte të njohura dhe i gjithë truri ynë merr një pastrim energjie.
Pra, nëse jeni të shqetësuar për një prezantim të ardhshëm, me siguri do të ëndërroni ta jepni, apo jo? Jo saktësisht, thotë Dimitriu!
Stresi mund të shfaqet në shumë mënyra dhe ëndrrat tona mund të mos përputhen gjithmonë saktësisht me atë që na shqetëson.
Përkundrazi, ne zakonisht ëndërrojmë për ndonjë problem apo situatë zhgënjyese, e cila mund ose nuk mund të ketë lidhje saktësisht me çfarë po ndodh në jetën tonë zgjuese.
Këtu janë pesë ëndrrat e zakonshme të ankthit të zbërthyera nga ekspertët që me siguri mund t’i keni parë edhe ju njëherë të vetme në jetë!
1. Rënie
“Ëndërrimi se po bie është një nga ëndrrat më të zakonshme të ankthit”, thotë Dr. Arooj Najmussaqib, psikologe klinike. Nëse jeni duke rënë nga një ndërtesë, nga qielli, në errësirë ose në një vend të panjohur, kjo ëndërr sugjeron që keni ndjenja negative ose frikë nga diçka e keqe që po ndodh.
Kjo ëndërr mund të nënkuptojë gjithashtu se jeni nervozë për një situatë specifike në jetën reale, si përfundimi i marrëdhënies, një prezantim në zyrë, provime ose vlerësim. Sipas Najmussaqib, e gjitha kjo buron nga ndjenja e mungesës së kontrollit mbi një situatë.
2. Humbja e diçkaje
Nëse keni parë në ëndërr sikur ku humbni diçka, ose ju kanë vjedhur, veçanërisht nëse është një makinë atëherë kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së motivimit.
Në këtë rast, shpjegon psikologia sidomos kur bëhet fjalë për makinën kjo është thelbësore pasi mund të përfaqësojë drejtimin tuaj dhe humbja e automjetit mund të jetë shumë stresuese.
3. Fatkeqësi natyrore
Pavarësisht nëse ëndërroni për uraganet, tornadot, tsunami, tërmetet, zjarret apo ndonjë fatkeqësi tjetër natyrore, Najmussaqib thotë se kjo ëndërr ankthi zakonisht nënkupton që ju jeni të mbingarkuar me diçka në jetën tuaj zgjuese.
Fatkeqësisht, këto ëndrra nuk ofrojnë gjithmonë të dhëna shtesë, kështu që ju duhet të kuptoni se çfarë, saktësisht, ju bën të ndjeheni të mbingarkuar në mënyrë që t’i drejtoheni këtij problemi. Sipas Najmussaqib, disa mundësi përfshijnë fillimin e një pune të re, humbjen e vendit të punës, vdekjen, divorcin ose frikën e një vendimi të ardhshëm që duhet të merrni.
4. Të jesh lakuriq në publik
Të shohësh veten lakuriq e sidomos në publik është një tjetër ëndërr e zakonshme ankthi. Kjo do të thotë që ju po ekspozoheni në njëfarë kapaciteti, shkruan Class.
Mund të nënkuptojë gjithashtu që ndiheni të turpëruar për diçka, ose ndjeheni sikur nuk mund të fshihni asgjë për veten tuaj, madje edhe karakteristikat tuaja më të shëmtuara. Kjo ëndërr mund të përshkruajë turp dhe frikë.
5. Sikur dikush po ju ndjek
Pjesa e çuditshme në disa ëndrra si këto është fakti se ju nuk e shihni se kush po ju ndjek, ju thjesht ndjeni ndjesinë e ndjekjes. Këto ëndrra zakonisht nënkuptojnë se ju po ikni nga diçka në jetën tuaj, si një person, një vendim ose një vendndodhje.
“Sido që të jetë, derisa të ndaloni së vrapuari në jetën e zgjuar, me siguri nuk do të ndaleni së drejtuari në ëndrrat tuaja”, thotë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës