Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet e coronavirusit. Krizat politike, ekonomike dhe shëndetësore janë një burim shqetësimi i vazhdueshëm për ligjvënësit amerikanë. Por ekspertët kryesorë të shëndetit publik në vend kishin disa lajme inkurajuese të premten, duke i thënë një komisioni të Kongresit se zhvillimi i një vaksine për virusin po ecën me shpejtësi.
Për herë të parë që nga qershori, pati një rënie të numrit të rasteve të reja me Covid-19 në mbarë vendin krahasuar me javën e kaluar. Por me rritjen e numrit të rasteve në disa shtete, ligjvënësit amerikanë të premten kërkuan përgjigje nga ekspertët që po udhëheqin përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për ta frenuar përhapjen e virusit.
“A mund të na ndihmoni të kuptojmë pse Evropa kryesisht e ka vënë nën kontroll virusin, por në Shtetet e Bashkuara po shohim një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja?”, pyeti ligjvënësi demokrat James Clyburn.
“Nëse shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, kur ata u mbyllën, ata e bënë këtë në nivel 95 për qind. Kur ju shikoni në fakt atë që bëmë ne, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne me të vërtetë funksionalisht mbyllëm vetëm rreth 50 për qind të aktivitetit”, u përgjigj Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.
Shtetet e Bashkuara kanë shtuar testimet në javët e fundit, por me debatin për rihapjen e ekonomisë amerikane ende një çështje me ndjeshmëri politike, ekspertët paralajmërojnë se testimet për Covid-19 nuk janë një zëvendësim i masave parandaluese.
“Ne nuk mund të dalim nga kjo ose një pandemi tjetër vetëm përmes testimeve. Testimi për koronavirus nuk zëvendëson përgjegjësinë personale. Nuk zëvendëson përgjegjësinë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz, ose masat e tjera si larja e duarve, dhe vendosja e maskës”, tha Admiral Brett Giroir, Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë.
Shumë ekspertë shpresojnë se masat parandaluese do të ndihmojnë deri në fillim të vitit të ardhshëm, kur zyrtarët vlerësojnë se një vaksinë për coronavirusin mund të jetë e gatshme.
“Në fund të fundit, brenda një periudhe kohe të arsyeshme, planet tani lejojnë që çdo amerikan që ka nevojë për një vaksinë ta marrë atë brenda vitit 2021”, tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.
Shtëpia e Bardhë tha të premten se shpejtësia është rezultat i udhëheqjes së Presidentit.
“Këto investime kritike në një vaksinë për koronavirusin janë bërë për faktin se ne kemi një biznesmen në Shtëpinë e Bardhë”, tha Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.
Por demokratët në kongres akuzojnë presidentin dhe republikanët se nuk kanë ofruar ndihmë të nevojshme për amerikanët që janë pa punë dhe në vështirësi.
“Republikanët thanë se donin të bënin një pauzë. Virusi nuk bëri pauzë”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Udhëheqësit nga të dyja palët nuk arritën bien dakord për një marrëveshje këtë javë për të zgjatur ndihmën financiare shtesë për miliona amerikanë të papunë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Scott-Bessent-trump-e1739295458994-780x439.jpg)
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Basem-Naim-780x439.jpg)
Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite
![Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-14-780x439.jpg)
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian
![Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-17-780x439.jpg)
Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht