Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hartimin e Politikave, KIPRED, Lulzim Peci, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se Kosova në bashëkrendim me partnerët e saj perëndimorë, duhet të përgatitet për sesionin e ri të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të shmangur ndonjë tërheqje të ndonjë njohjeje të pavarësië së saj nën ndikimin e Rusisë, aleates së vjetër të Serbisë.
Një studim i këtij Instituti vë në pah se Rusia ka ashpërsuar angazhimin e saj kundër shtetësisë së Kosovës. Zoti Peci, autori i studimit që analizon deklaratat publike, konferencat për shtyp, artikujt dhe dokumentet e tjera të botuara nga politika e jashtme ruse, nga 1 qershori deri më 15 gusht të këtij viti, thotë se analiza tregon qartë vazhdimësinë e synimit për t’i gërryer themelet e shtetësisë së Kosovës dhe të angazhimit të perëndimit në Kosovë dhe në rajon.
“Rusia pikë së pari është e interesuar që ta denigrojë shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe legjitimitetin e legalitetin e saj, kjo është pika kryesore e luftës ruse ndaj Kosovës. Të dytën pikë e kanë duke tentuar ta paraqesin Kosovën si një vend i cili i shtyp pakicat e saj, në këtë rast sidomos komunitetin serb dhe Kishën Ortodokse serbe. Komponenta e tretë ka të bëjë me goditjen e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës, duke tentuar ta paraqesin atë si një vend matrapaz, ku lulëzon krimi, korrupsioni, kontrabanda e të gjitha këto”, thotë zoti Peci.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe kohore janë analizuar edhe shkrimet e disa mediave me origjinë ruse, të cilat kanë publikuar diku 500 lajme lidhur me Kosovën, mbi 19 për qind e të cilave përmbajnë dezinformata.
Lufta diplomatike e Rusisë kundër Kosovës, thotë ai, është thelluar pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në muajin prill të vitit 2013, kur në qershor të po atij viti Rusia nënshkroi partneritetin strategjik me Serbinë.
“Ky angazhim sot e asaj dite vazhdon dhe nuk dihet realisht se a më tepër po i duhet Rusisë Serbia apo Serbisë Rusia. Është një fuzionim i interesave të tyre sepse të dyja palët kanë nevojë për njëra tjetrën dhe kjo nuk është ngjarje rasti. Unë mendoj që në momentin kur Serbia e njeh Kosovën, Rusia nuk do të ketë ndonjë interes të mirëfilltë në rajon, por derisa vazhdon kjo gjendje, që ajo do të tentojë ta shtyjë sa më shumë, ata do të përfitojnë nga destabiliteti në rajon, në oborrin e perëndimit dhe në anën tjetër do ta shfrytëzojnë këtë për benefite në fqinjësinë e tyre”, thotë zoti Peci.
Ai tërheq vëmendjen se në sesionin e 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Rusia do të vazhdojë të paraqesë Kosovën si çështje të hapur që duhet të zgjidhet në bazë të rezolutës 1244 dhe që pavarëisa e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Ky synim sipas tij ndërlidhet edhe me skadimin e moratoriumit një vjeçar të përcaktuar me marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator 2020 mes Kosovës dhe Serbisë, që Serbia të mos punojë për tërheqjen e njohjeve dhe as Kosova të mos aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se Rusia vazhdimisht shfrytëzon Serbinë dhe Kosovën për shtrirje të ndikimit të saj në Ballkan.
“Kjo është edhe në strategjinë e saj për Ballkanin, strategjia ruse e cila i ka pesë kapituj e tre nga ta i ka mu për Kosovën. Njëra prej atyre pikave është edhe çështja e fragmentimit të ortodoksizmit në rajon, që nënkupton se dëshiron të ja humb autoqefalitetin Kishave Ortodokse. Me fjalë të tjera shfrytëzon edhe fenë përpos aspekteve tjera të involvimit të saj”, thotë zoti Ibishi.
Ai thotë se përveç rrafshit diplomatik, Rusia është mjaft aktive edhe në çështje që lidhen me sigurinë.
“Posaçërisht kur kemi të bëjmë me manovrat ushtarake, organizon manovra ushtarake më të mëdhatë që nga koha e ish Jugosllavisë pra manovrat e vëllazërisë ruse, me Bjellorusinë, Serbinë, në kufi me Kosovën. Pastaj edhe paisja me armatim luftarak e Serbisë, që në një forme po krijon një pabarazi. Serbia këtë po e shfrytëzon në bazë të neutralitetit, duke shfrytëzuar edhe mundësinë meqë është në fazën e partneritetit për paqe me NATO-n, por njëkohësisht po merr paisje në veçanti nga Rusia dhe vendet tjera aleate të Rusisë”, thotë ai.
Në anën tjetër, zoti Peci thotë se moskrjimi i mekanizmave institucionalë për përballje me fushatën e Rusisë dhe mungesa e bashkërendimit ndërinstitucional lidhur me këtë cështje, janë ndër dështimet kryesore të politikës së jashtme të Kosovës.
“Nëse nuk ka persona të cilët në mënyrë të vazhdueshme përcjellin atë se çfarë thotë një shtet ndaj neve, sepse ne nuk kemi ambasada në këto shtete, atëherë nuk mund të krijohet politika e mirëfilltë, meqë politika e mirëfilltë bazohet në informata. Për këtë arsye Kosova deri sot nuk ka ndërtuar kurrfarë narrative ndaj Rusisë, reagimet tona kryesisht kanë qenë ad hoc dhe pa kurrfarë politike prapa.. Në anën tjetër nuk ka asnjë bashkërendim ndërmjet presidencës, ministrisë së Jashtme dhe kryeministsrisë, kurrë nuk ka pasur, kjo është një sëmundje kronike dhe përfshin të gjitha qeveritë”, thotë zoti Peci.
Ai rekomandon themelimin e një grupi punues për komunikim strategjik, që do të kishte angazhim kryesor përballjen me fushatën e Rusisë e Serbisë, por edhe me vendet e tjera që përpiqen të ushtrojnë ndikim, siç është Kina./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025