Shtyrja e prezantimit të metodologjisë së zgjerimit të BE-së nga ana e Komisionit Evropian, për njohësit e çështjeve evropiane ishte e pritshme. Për Ardita Abazin nga Instituti për Politikë Evropiane, ishin tejet ambicioze dhe joreale paralajmërimet që Komisioni do ta unifikonte propozimin për metodologjinë e re deri në fund të këtij muaji, për shkak se ky nuk ishte prioriteti i vetëm i këtij institucioni të lartë evropian.
“Nuk e kishte vetëm metodologjinë prioritet, kështu që ishte shumë ambicioze të pritej se ajo vërtetë do të publikohej, siç u tha, më 29 janar. Prandaj ka edhe një shtyrje. (3:13-3:30) Në të njëjtën kohë është edhe Konferenca për të ardhmen e BE-së e cila po përgatitet në të njëjtën kohë, që do të thotë se shtetet anëtare mbeten në qëndrimin se gjithsesi derisa e përgatisin konferencën të bëjnë paralelisht edhe reformimin e metodologjisë”, tha Ardita Abazi, Instituti për Politikë Evropiane.
Zoran Neçev nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” beson se Komisioni do ta prezantojë metodologjinë më 5 shkurt dhe se kjo shtyrje e vogël gjithsesi se dëshmon që hartimi i metodologjisë po bëhet me dinamikën e parashikuar.
“Është prolonguar për pak, për disa ditë, respektivisht për më 5 shkurt. Ajo që është pozitive në këtë proces është se disi po respektohet korniza kohore në non-paperin francez, ku theksohej se në fund të janarit duhej të miratohej metodologjia e re. Kjo është shumë pozitive dhe na jep një dozë optimizmi se mund të presim metodologji të re edhe para Samitit të Zagrebit, ku mbase metodologjia do të shoqërohet me vendim pozitiv për fillim te negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Zoran Neçev, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.
Njohësit e çështjeve evropiane vlerësojnë se me metodologjinë e re, të cilën KE do ta përpilojë mbi bazë të non-paperave të ndryshëm që dolën së fundmi, nuk do të bëhen ndryshime enorme, respektivisht revolucionare dhe se në fokus do të jenë elementet ekonomike. Rekomandojmë që me metodologjinë e re kriteret specifike të mos fokusohen në strategji dhe ligje por në qëllimin që duhet arritur në afat të caktuar, pasi deri tani sipas tyre, kishte hapësirë për manipulime. KE për “Alsat” konfirmoi se javëve në vijim do të bëjë propozimet për modernizimin e metodologjisë së zgjerimit, se do ta përsërisë rekomandimin për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Samitin e Zagrebit në maj, ku poashtu do të prezantojë edhe një plan për zhvillimin ekonomik të rajonit. Ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian, Sharls Mishel tha se Këshilli Evropian do të fillojë debatin sapo Komisioni të bëjë propozimet dhe shpreson në arritjen e unitetit./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën