Institucionet e Serbisë ende nuk kanë sqaruar se mbi çfarë baze Prokuroria e Lartë Publike në Beograd pretendon se armët që u përdorën më 24 shtator në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, gjatë të cilit mbeti i vrarë një polic i Kosovës, kanë ardhur nga Tuzla.
Ekspertë të sigurisë dhe armatimit ushtarak në Bosnje dhe Hercegovinë thonë se këto armë nuk mund të ishin blerë legalisht ose ilegalisht në Bosnje dhe Hercegovinë.
Radoiçiq është ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit. Ai dha dorëheqjen nga kjo pozitë në të njëjtën ditë kur mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.
Prokuroria në Beograd e akuzon Radoiçiqin, bazuar në deklaratën e tij, se nga janari deri më 24 shtator të këtij viti, nga Tuzla ka blerë armë, municion dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë (edicioni në gjuhën serbe) nëse ka prova se armët janë blerë me të vërtetë në Tuzla dhe kush e ka ndihmuar Radoiçiqin në transport.
Prokuroria e akuzon Radoiçiqin për veprat penale të bashkimit me qëllim të kryerjes së veprave penale, prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse dhe vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, përcjell Telegrafi.
Radoiçiq mohoi kryerjen e këtyre krimeve.
Çfarë thonë institucionet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës?
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjes së REL nëse kanë informacione se armët janë transferuar përtej kufirit ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe më tej nga Beogradi në territorin e Kosovës dhe nëse janë duke i hetuar këto pretendime.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd (VJT) nuk është përgjigjur në pyetjen nëse ka prova se armët janë marrë në Tuzla dhe për çfarë provash bëhet fjalë dhe kush e ka ndihmuar Radoiçiqin në atë dhe transportin e armëve.
Vetëm kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, më 4 tetor deklaroi se Serbia do të “hetojë të gjitha rrethanat në të cilat ndodhi sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë”.
Ndërkohë, përcjell Telegrafi, policia e entitetit Federata e Bosnjë-Hercegovinës ka paralajmëruar hetim, me arsyetimin se do të kërkojë informacion dhe prova nga prokuroria e Beogradit për të gjithë rastin.
Në të njëjtën kohë, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës tha se ky institucion gjyqësor nuk ka marrë asnjë dokument apo informacion nga agjencitë policore për këtë rast. Të njëjtin informacion e bën edhe Drejtoria për Koordinimin e Organeve Policore të Bosnjës e Hercegovinës.
I pyetur nëse SHBA-të kanë njohuri për pretendimet se Radoiçiq ka blerë armë nga Tuzla nga janari deri në shtator të këtij viti, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se kjo temë konsiderohet “me interes”.
“Është e rëndësishme që autoritetet serbe filluan të analizojnë atë që unë do ta quaja zinxhiri i mbikëqyrjes së materialit. Ka pasur materiale të prodhuara në Serbi që në njëfarë mënyre kanë përfunduar në pajisje armësh në Banjskë. Kjo është diçka që duhet ta kuptojmë dhe ta zgjidhim. Nuk mund t’i vërtetoj pretendimet se ato gjëra kanë ardhur nga këtu apo atje, nga Tuzla, duhet të punojmë ende”, tha ai.
Çfarë thonë ekspertët në Bosnje dhe Hercegovinë?
Berko Zeçeviq, profesor i sarajevas në Departamentin e Teknologjive të Mbrojtjes dhe ekspert i balistikës mjeko-ligjore, thotë se i ka analizuar me kujdes të gjitha fotot e armëve të konfiskuara të publikuara nga policia e Kosovës.
Ai thekson se nga shenjat në armë duket qartë se ato janë prodhuar në fabrika në Serbi.
Në të njëjtën kohë, pretendimet e prokurorisë së Beogradit se armët kanë ardhur nga Bosnja dhe Hercegovina i vlerëson si “një metodë tipike e propagandës gri apo e një lufte hibride, me qëllim ridrejtimin e seriozitetit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Bosnjë e Hercegovinë”.
“Kjo është një deklaratë e pakuptimtë”, thotë Zeçeviq, përcjell Telegarfi.
Ai shton se në bazë të shenjave të detyrueshme identifikuese të armëve dhe municionit është e lehtë të përcaktohet origjina e tyre dhe se menaxhmenti i secilës depo armësh duhet të mbajë shënime të qarta sipas atyre shenjave.
“Pronari i fundit ligjor i granatahedhësit automatik, i cili u konfiskua, janë Forcat e Armatosura të Serbisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për raketat manuale 64 milimetra, të ashtuquajturat zolla. Ato janë riparuar në Serbi në vitin 2017 dhe janë ruajtur në depon e Forcave të Armatosura të Serbisë”, është kategorik Zeçeviq.
Ai po ashtu thotë se tingëllon joreale që ato armë janë transportuar në Tuzla, e më pas në Serbi.
Ai shton se në atë rast dërgesa duhet të “kontrabandohet” përmes juridiksionit të policisë së dy entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë, policisë kufitare dhe doganave të Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, dhe më pas njësive speciale të ngarkuara për parandalimin e kalimit të emigrantëve përtej kufirit.
“Atëherë vijmë në pikën që ato armë duhet të vijnë në Beograd, i cili logjikisht mbrohet nga Agjencia serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Pse dikush duhet të marrë kaq shumë rreziqe, kur në Serbi ka depo shumë të mëdha të armëve dhe municionit, të cilat në dekadat e mëparshme janë nxjerrë nga Sllovenia Kroacia, BeH, Maqedonia dhe Mali i Zi”, thotë ai.
Ai shpjegon se fotografitë tregojnë paketim specifik të municioneve në kuti plastike, gjë që nuk ishte e zakonshme deri në vitin 1991.
“Në kuadër të forcave të armatosura, kurrë nuk kam parë ambalazhe plastike si kjo”, thotë Zeçeviq.
Ai shton gjithashtu se mortajat e konfiskuara të kalibrit 60 dhe 82 milimetra me municion janë prodhuar në fabrikën Krushik në Valevë dhe se mortaja dhe municione të tilla nuk janë prodhuar kurrë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Edhe Selmo Cikotiq, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes dhe të Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, pajtohet me vlerësimin se nuk ka bazë për pretendimin se armët kanë ardhur në Kosovë nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Është spekulim i pastër. Dhe unë shoh se janë urdhëruar hetime, edhe pse prokuroria në Beograd nuk ka ofruar asnjë provë për ta konfirmuar këtë. Duhet të presim derisa të konfirmohet apo mohohet zyrtarisht, por mendoj se këtu po përpiqen të përfshijë Bosnjën dhe Hercegovinën në këtë histori, dhe në një mënyrë shumë të ndyrë dhe nuk mendoj se duhet të biem pre e kësaj”, shton ai.
Sa poroze janë kufijtë?
Safet Mushiq është ekspert në çështjet e sigurisë. Ai tha se ka pasur përpjekje nga qeveria serbe për të dezinformuar opinionin në rastin e Radoiçiqit.
“Mund të themi realisht se kufijtë në Ballkanin Perëndimor janë porozë dhe e shohim këtë nga emigrantët se nuk janë plotësisht të siguruar, kështu që është e dukshme që armët ilegale qarkullojnë herë pas here. Por është joreale të pritet që armët e prodhuara në vitin 2021 mund të kishte ardhur në Bosnjë e Hercegovinë, e pastaj sërish të hynte ilegalisht në Serbi. Informacionet nga MPB-ja e Kosovës thonë se një pjesë e armëve janë prodhuar në vitin 2021”, thekson ai.
Ai shton se është evidente se sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë nuk ka mundur të ndodhë pa dijeninë e strukturave të inteligjencës së Serbisë.
“Ata kishin informacione dhe është e vështirë të vërtetohet se sa kush është i përfshirë në të dhe prandaj nuk është shumë e pëlqyeshme të komentohet”, thotë ai.
Për Senad Biliqin, avokat nga Sarajeva që merret me të drejtën penale, “është e palogjikshme që institucionet e Bosnjës e Hercegovinës po e hetojnë këtë rast vetëm në bazë të deklaratës së Radoiçiqit”.
“Një person i dyshuar në procedim penal ka të drejtë të thotë se në momentin e kryerjes së veprës penale ka qenë p.sh. në Mars dhe do të shkoni në Mars për të kontrolluar? Nëse kështu do të vepronin institucionet për deklaratat mbrojtëse të secilit të dyshuar, atëherë do të merreshin vetëm me këtë”, thekson Biliq, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, hetimet hapen në bazë të kërkesave zyrtare të institucioneve të vendeve të tjera.
Tregtia e armëve në rajon është e renditur lart
Sipas indeksit të krimit të organizuar të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, tregtia e armëve në Ballkanin Perëndimor renditet shumë lart dhe është e treta në shkallë.
Këtë e tha për REL Aleksandar Srbinovski, koordinator për Maqedoninë e Veriut i Iniciativës Globale, një organizatë joqeveritare ndërkombëtare për zhvillimin e strategjive për të luftuar krimin e organizuar.
“Lufta në Ukrainë i dha jetë të ashtuquajturës rrugë ballkanike, përmes së cilës afrohet kontrabanda e armëve përmes kanaleve që shërbejnë për kontrabandë dhe aktivitete të tjera të paligjshme kriminale, siç është kontrabanda e drogës”, tha ai.
Në raportin e Iniciativës Globale për Indeksin Global të Krimit të Organizuar për vitin 2023, i cili u publikua në fund të shtatorit, thuhet se Serbia është një qendër tranziti në rrjedhën e armëve nëpër Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?