Projektbuxheti për vitin 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro po kritikohet nga ekonomistët.
Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 po kritikohet nga ekonomistët e vendit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i tha Radio Kosovës se kërkesë e Odës është që të ketë më shumë projekte konkrete kapitale. Rafuna tha se Projektbuxheti i vitit 2024 ka disa të meta, ndërsa, siç thekson ai, i njëjti duhet të pasurohet para se të kalojë në lexim të dytë.
“Nëse e sheh te shpenzimet kapitale, shohim një shumë më të madhe se sa viti paraprak mirëpo, çështja dhe pikëpyetja që po vije duke parë praktiken e këtyre dy viteve të fundit është se sa po shpenzohen ato mjete të parapara për investime kapitale”.
Në këtë rast, nëse e marrim këtë vit, jemi në nëntor dhe ende nuk e ka arritur 50% e shpenzimeve të cilat kanë qenë të parapara. Kështu që kërkesa jonë është që ajo shumë që është e paraparë në buxhet të shtetit të shpenzohet e të fillohet me procedura sa më herët që është e mundur se edhe procedurat e prokurimit marrin kohë. Kërkesa jonë është që të ketë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e brutoproduktit vendor”, tha Rafuna.
Ai tutje theksoi se në projektbuxhet shihet se rritja ekonomike planifikohet të vije nga konsumi publik e privat, remitenca dhe rimëkëmbja ekonomike. Por sipas tij, këto planifikime, nuk mund të jenë të sigurta.
Ndërsa Besart Dreshaj nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës, kërkoi që në vitin 2024, të ketë më shumë mbështetje për bizneset. Ai i tha Radio Kosovës se në vitet e kaluara realizimi i ulët i investimeve kapitale, ka lënë pa punë shumë kompani.
”Nëse e shohim buxhetin janë vetëm 5.5 milionë euro të ndara për KIESA për përkrahje të ndërmarrjeve. Për neve si lidhje e bizneseve është shqetësuese realizimi i investimeve kapitale nga viti i kaluar por edhe këtë vit ku nga vlera 899 milionë euro të destinuara për investime kapitale janë shpenzuar vetëm 263 milionë euro. Ky realizim i ulët ka lënë pa punë shumë kompani dhe vendore që punojnë në organizata buxhetore”, deklaroi ai.
Eksperti i fushës së ekonomisë, Safet Gerxhaliu, tha se projektbuxheti i vitit 2024 nuk mund të quhet zhvillimor duke e pasur parasysh inflacionin dhe shumë dukuri që e kanë karakterizuar vitin 2023.
“Ky buxhet nuk mund të quhet projekt zhvillimor kur shihet se pjesa dërmuese e orientimeve buxhetore do të jetë në politikë sociale dhe në anën tjetër në projektbuxhet ka ndarje për investime kapitale, mirëpo të njëjta viteve të fundit janë duke munguar. Nëse do të kemi mungesë të investimeve kapitale atëherë lind pyetja se si do të mbështetet sektori privat dhe si do të kemi vende të reja të punës e të tjera”, tha ai.
Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro, me një rritje të vogël krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar. Ky projektbuxhet po kritikohet edhe nga opozita të cilët kanë deklaruar se është buxhet i subvencionimeve dhe jo i investimeve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe