LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët iu përgjigjën tri pyetjeve më të zakonshme rreth coronavirusit

Ekspertët iu përgjigjën tri pyetjeve më të zakonshme rreth coronavirusit

Sa më shumë njerëz që infektohen me coronavirus COVID-19, aq më shumë pyetje lindin ndërsa njerëzit përpiqen të mbrojnë veten e tyre në çdo mënyrë të mundshme.

Sidoqoftë, sa më e gjatë të jetë epidemia, aq më shumë dezinformata shpërndahem nëpër internet, kështu që shumë nuk marrin përgjigjet e duhura për pyetjet e tyre, transmeton Telegrafi.

Profesionistët e shëndetit infektiv dhe ekspertët e shëndetit publik u janë përgjigjur disa nga pyetjeve më të zakonshme që u interesojnë pacientëve dhe ata që kanë frikë nga kontraktimi i sëmundjes.


A mund të mbijetojë virusi në sipërfaqet që na rrethojnë për nëntë ditë?

Studimet që merren me viruse të ngjashme, siç janë SARS dhe MERS, kanë zbuluar se virusi mund të vazhdojë për ca kohë në sipërfaqet që na rrethojnë – potencialisht deri në nëntë ditë. Kjo gjë varet nga një numër faktorësh, siç është lloji i materialit, temperatura dhe lagështia, dhe me siguri se cila sasi e virusit është mbi to.

Produktet me bazë alkooli kanë rezultuar të efektshme në largimin e viruseve nga sipërfaqet. Fshirja e sipërfaqeve me të cilat shpesh jeni në kontakt, larja e duarve shpesh dhe shmangia e prekjes së fytyrës tuaj është gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbrojtur veten tuaj tani.

A vret COVID-19 njerëz tashmë të sëmurë dhe ata të moshuar?

Shpesh dëgjojmë që coronavirusi COVID-19 mbyt vetëm nga ata që tashmë kanë qenë të sëmurë me një sëmundje dhe njerëz të moshuar, por edhe ky është një mit. Njerëzit e moshuar kanë më shumë rrezik të sëmuren seriozisht, por kjo nuk do të thotë që të rinjtë nuk janë në rrezik.

A mund të transmetohet coronavirusi përmes ushqimit?

Kjo varet nga fakti nëse personi i infektuar teshtit ose kollitet pranë ushqimit që do të hani dhe nëse po ndani ushqimin. Coronavirusi transmetohet përmes pikave që notojnë në ajër ose bien mbi një sipërfaqe. Kur dikush që është i infektuar, kollitet ose teshtinë, pikat e pështymës mund të fluturojnë deri në një metër larg. Shumica e njerëzve infektohen kur këto pika arrijnë në gojën, hundën ose sytë. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të ruani higjienën e duarve dhe të shmangni prekjen e fytyrës tuaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori