LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët gjermanë paralajmërojnë: Vala e tretë e COVID-19 mund të jetë më e rënda – me mbi 100 mijë raste potenciale në ditë

Ekspertët gjermanë paralajmërojnë: Vala e tretë e COVID-19 mund të jetë më e rënda – me mbi 100 mijë raste potenciale në ditë

Drejtori i Institutit gjerman Robert Koch (RKI), Lotar Willer, ka paralajmëruar se vala e tretë e coronavirusit në Gjermani do të mund të ishte më e rënda deri më tani, me mbi 100 mijë raste potenciale në ditë.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani është rritur dukshëm javëve të fundit, i nxitur nga varianti i ri i coronavirusit i njohur si B117 dhe zbutja e masave të kufizimit apo mbylljes, transmeton Telegrafi.

“Ekzistojnë sinjale të qarta që kjo valë do të jetë më e rëndë sesa e para dhe e dyta”, ka thënë Willer, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpi gjatë festave.


E ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, në të njëjtën konferencë për media ka thënë se Gjermania është në fazën përfundimtare “të maratonës së pandemisë”, por ka paralajmëruar që sistemi shëndetësor në këtë vend do të mund të tejkalonte kapacitetet gjatë prillit.

Numri i rasteve të reja me coronavirus në Gjermani është rritur sot për 21.573, derisa i atyre që kanë humbur jetën për 183. Spahn ka thënë se të hënën do të hyjë në fuqi ligji që të gjithë pasagjerëve të aviokompanive u kërkohet testi negativ i COVID-19.

Siç raporton Reuters, deri më tani rreth 20 për qind e gjermanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, që është larg vendeve tjera si SHBA, Britania e Madhe dhe Izraeli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori