Ekspertët e drejtësisë debatojnë për pavarësinë e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë

Këshilli Gjyqësor larg syve të opinionit ka dhënë vlerësime për punën e kryetarëve të gjykatave. Në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor ekzistojnë vetëm biografitë e kandidatëve të zgjedhur për kryetarë gjykatash, por jo edhe biografitë e kandidatëve të tjerë. Raportin që ky institucion duhej ta dorëzonte në mars, e ka dorëzoi në korrik. Këto janë disa nga vërejtjet e Institutit për të drejtat e njeriut në raportin e monitorimit të Këshillit Gjyqësor në periudhën maj-korrik 2017.
“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë kohore është nevoja e ekzistimit të transparencës më të madhe, nevoja e prezentimit të atyre që janë probleme jo vetëm për opinionin, në të njëjtën kohë mendoj se kjo në masë të madhe do të ndihmojë edhe në realizimin e tanishëm të asaj që nënkupton draft- strategji, të asaj që nënkupton redaktime ligjore dhe plotësim të vërejtjeve”, tha Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të drejtat e njeriut.
“Janë shkatërruar bazat e pavarësisë dhe autonomisë së Këshillit Gjyqësor, që do të thotë se para nesh është një periudhë kohore në të cilën patjetër të normalizohen aktivitetet, respektivisht hapat dhe të merren masa serioze të “updejtohet” do të thosha puna e Këshillit Gjyqësor përmes vendosjes së një koncepti të ri, që do të jetë garancë e pavarësisë dhe autonomisë”, deklaroi gjykatësi Llazar Nanev.
Zv.Ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski tha se ministria ka marrë parasysh të gjitha raportet ndërkombëtare dhe ka përgatitur një draft-strategji të reformave në gjyqësor, plan aksionar për realizimin e të njëjtit dhe dy propozim ligje. Edhe atë për bartjen e kompetencave nga Këshilli i fakteve në Këshillin Gjyqësor dhe me propozimin tjetër që parashikon ndryshime në të drejtat e Këshillit dhe gjykatësve gjatë procedurës së shkarkimit.
Këshilli Gjyqësor sipas dispozitave ligjore është organ i pavarur dhe autonom që siguron dhe garanton pavarësinë e gjyqësisë, respektivisht sundimit të ligjit. Mirëpo për punën e tij ka pasur kritika serioze në numrin më të madh të raporteve ndërkombëtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet