LAJMI I FUNDIT:

Ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut: Izraeli po kryen krim lufte me kolonizimet e reja në Palestinë

Ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut: Izraeli po kryen krim lufte me kolonizimet e reja në Palestinë

Vendbanimet izraelite në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor përbëjnë një krim lufte, tha një hetues i të drejtave të njeriut në SHBA, dhe u bëri thirrje vendeve t’i tregojnë Izraelit se çmimi për “okupim të paligjshëm” duhet të paguhet.

Michael Lynk, raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut në territorin e okupuar palestinez, foli në një sesion të Këshillit të KB për të Drejtat e Njeriut, i cili po bojkoton Izraelin dhe nuk njeh mandatin e tij ose nuk bashkëpunon me të.

“Unë përfundoj se vendbanimet izraelite janë një krim lufte”, tha Lynk, raporton reuters.


Ai tha se vendbanimet shkelin ndalimin e okupatorit për transferimin e popullsisë së tyre civile në territorin e okupuar dhe i nënshtrohen përkufizimit të një krimi lufte sipas Statutit të Romës në të cilin bazohet Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).

Shumë vende i konsiderojnë vendbanimet si shkelje të ligjit ndërkombëtar. Izraeli e kundërshton këtë dhe thirret në lidhje biblike dhe historike me vendin, si dhe nevojat e sigurisë.

Tani ka afër 300 vendbanime në Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor, me më shumë se 680 mijë kolonë izraelitë. /Telegrafi/