LAJMI I FUNDIT:

“Eksperiment” i madh në Barcelonë, 5.000 njerëz sot do të marrin pjesë në një rok koncert – maska dhe testet e shpejta të obligueshme

“Eksperiment” i madh në Barcelonë, 5.000 njerëz sot do të marrin pjesë në një rok koncert – maska dhe testet e shpejta të obligueshme

Autoritetet spanjolle kanë vendosur të japin leje për tubimin e 5 mijë njerëzve në një rok koncert në Barcelonë, ku fillimisht do të bëhen testet e shpejta anti-COVID, me qëllim që të vlerësohet efikasiteti i këtij modeli në parandalimin e përhapjes së pandemisë në aktivitete të ndryshme kulturore.

Autoritet kanë dhënë leje të veçantë për paraqitjen e sotme të grupit “Love of Lesbian”, pasi që në Spanjë janë të ndaluara tubimet prej më shumë se katër personave në ambiente të mbyllura, transmeton Telegrafi.

Publiku në koncert do të mund lirisht të lëvizin dhe të komunikojnë mes vete, por bartja e maskave do të jetë e obligueshme. E personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, ata me kancer dhe ata që javëve të fundit kanë qenë në kontakt me persona të infektuar me COVID-19, janë lutur që të mos blejnë bileta për koncert.


Të gjithë ata që kanë blerë biletat, në orët e para të mëngjesit janë testuar për COVID-19, me testet e shpejta të antigjenëve. E ata që kanë rezultuar negativ përmes telefonit do të pranojnë një kod, pa të cilin nuk do të mund të futen në koncert.

Organizatorët kanë bërë të ditur se koncerti i sotëm në Barcelonë, është ngjarja e parë komerciale në Evropë me një numër të tillë të pjesëmarrësve që nga fillimi i pandemisë.

Të gjitha biletat raportohet se janë shitur dhe kanë kushtuar nga 23 deri në 28 euro. Në çmim është përfshirë edhe testit kundër coronavirusit si dhe maska e cilësisë së lartë.

Bartja e maskave është e obliguar në tërë hapësirën ku do të mbahet koncerti, përveç në raste ku në hapësira të caktuara lejohet pirja dhe ngrënia e ushqimit.

Një eksperiment i ngjashëm, koncert me 500 pjesëmarrës është mbajtur në Barcelonë në dhjetor të vitit të kaluar, duke dhënë kështu rezultate inkurajuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori