Market Square Tower që ndodhet në Teksas të Shteteve të Bashkuara e ka një pishinë me fund të tejdukshëm, që del përjashta katit të 42-të.

Filmimi i postuar më poshtë tregon eksperiencën në 150 metra lartësi, derisa poshtë shihet qyteti, transmeton Telegrafi.


“Në asnjë mënyrë nuk do të hyja në atë vend, më frikëson vetëm duke e shikuar”, është një koment lidhur me rastin.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se pishina është e punuar nga materiali plastik i trashë afro 20 centimetra dhe është shumë e sigurt.

Për të hyrë në këtë vend, duhet të paguhet edhe suita luksoze, që kushton më se njëmijë dollarë për një natë. /Telegrafi/