Ekskluzive: Ron Raçi afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split

Ylli i Prishtinës, Ron Raçi është afër të kompletojë transferimin te klubi i madh kroat, Hajduk Spliti.
Njëri nga lojtarët më të mirë të Prishtinës edicionin e kaluar, Ron Raçi, pritet ta vazhdojë karrierën jashtë Kosovës.
Pas paraqitjes brilante dhe moshës së re, Raçi ka ngjallur shumë interesim të klube të ndryshme evropiane.
Megjithatë, e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës pritet të jetë në Superligën e Kroacisë.
Sipas burimeve të Telegrafit, Ron Raçi është afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split.
Qendërmbrojtësi 22-vjeçar thuhet se e ka pranuar ofertën personale, teksa janë duke përfunduar vetëm detajet mes klubeve.
Siç ka mësuar Telegrafi, shuma që Hajduk do të pagujë është 300 mijë euro. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































