Site icon Telegrafi

Ekskluzive: Kushtrim Jashari ka filluar të punoj për ‘The Mirror’ (Foto/Video)

Kushtrimi për Telegrafin thotë ‘’Ndjehem i lumtur dhe shumë i motivuar për të vazhduar edhe më shumë me punë për të ardhmen. Angazhimi im nga Mirror është inicuar nga ata pasi kanë ndjekur punën time hap pas hapi.’’ Jashari gjithashtu shprehet ‘ ‘’Shkaktari’’ për këtë bashkëpunim është puna e 5 viteve në këtë drejtim, por kryesorja besoj se është videoja e Ronaldos në Shqiperi’’, shprehet ai për Telegrafin.

Kushtrimi nuk kënaqet me kaq ‘’ Sfida e radhës është të vazhdoj të punoj edhe më shumë dhe të arrij në ndonjë medium edhe të madh’’ shprehet ai për Telegrafin.
Përndryshe Jashari ka qenë prezent edhe në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2014 në mes Real Madridit dhe Atletikos së Madridit më 24 Maj, 2014 në Lisbonë./Telegrafi/

 

Exit mobile version