Dalja e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës duket se nuk e ka lënë pa kurrfarë veprimi kryeministrin aktual, Ramush Haradinaj.
Burime të afërta me kryeministrin i kanë shpjeguar RTV Dukagjinit se ekziston një skenar, të cilin Haradinaj po e planifikon, sidomos pas veprimeve të djeshme dhe daljes së Listës Serbe nga Qeveria, si rezultat i arrestimit të Marko Gjuriqit, një veprim krejtësisht i menaxhuar nga presidenti Thaçi dhe AKR-ja, e për të cilin Haradinaj ka qenë fare i pakoordinuar lidhur me operacionin.
Të njëjtat burime kanë shpjeguar se Haradinaj ka filluar që të komunikojë intensivisht me Shpend Ahmetin dhe Visar Ymerin, përfaqësues të Grupit të Deputetëve të Pavarur dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përkatësisht Avdullah Hotin dhe Agim Veliun, në mungesë të Isa Mustafës, i cili po vazhdon shërimin në Gjermani.
Nëpërmjet këtij skenari Haradinaj dëshiron ndryshim të Qeverisë mes LDK-së AAK-së NISMA. GDP dhe minoriteteve duke përjashtuar kështu PDK-në, Vetëvendosjen dhe AKR-në, raporton RTV Dukagjini.
Në këtë kombinim Nisma dhe AAK i kanë bashkë 17 deputetë, derisa LDK i ka 27. Grupi Deputetëve të Pavarur janë 12, që gjithë së bashku do të bënin 56 deputetë dhe kësisoj do të mund të bëhej Qeveria vetëm më komunitetet e tjera minoritare dhe deputetët individualë.
Në këtë skenar, Haradinaj do ta linte PDK-së në opozitë dhe kësisoj do t`i hakmerrej për veprimin e njëanshëm të Thaçit, e për të cilin ka qenë mirë informuar Kadri Veseli, i cili poashtu ka përkrahur këto veprime.
Ndërkohë, sipas Kushtetues së Kosovës, rikonfigurimi i Qeverisë është i mundshëm përmes shkarkimit të ministrave, e që në këtë rast Haradinaj ata që vijnë nga PDK, Lista Serbe dhe AKR-ja të zëvendësohen me emra të rinj, në bazë të marrëveshjes qe mund të arrihet me LDK-në dhe Grupin e Pavarur të Deputeteve. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës