Ekonomistët kritikojnë propozim buxhetin në RMV, 545 milion euro do të huazohen me kamata të majme

Ekonomistët kritikojnë propozim buxhetin që dje mori dritë jeshile nga Qeveria. Ekspertët vlerësojnë se paratë e munguara në projekt buxhet, përkatësisht 545 milion euro do të huazohen me kamata të majme dhe disa prej tyre do të kursehen nga mos investimet kapitale. Sipas profesorit Sami Bislimi, rritja ekonomike prej 2,3% është tejet e ulët ndërsa Bruto prodhimi vendor mezi ka arritur në kuotën e 3,4% më shumë se vitin e kaluar.
“Çdo vit kemi mos përmbushje të investimeve kapitale, harxhohen mjetet buxhetore ndërsa nuk investohet pothuajse asgjë në rritjen e kapacitetit prodhues të ekonomisë. Ku do të gjenden këto të holla! Presioni fiskal është i pamundur të rritet sepse ne ballafaqohemi me problemin e produktivitetit të ulët dhe normës së ulët të rritjes ekonomike”, tha Sami Bislimi, Profesor i Ekonomisë.
Pagat në sektorin publik, përkatësisht vetëm në pushtetin qendror janë paraparë të jenë afër 670 milion euro apo 41,2 miliard denarë, kurse për dhënien e pensioneve me rritje janë paraparë dyfish më shumë se pagat në sektorin publik, përkatësisht 1 miliard e 360 milion euro ose 83,6 miliard denarë vetëm për pensione.
Reagimet nuk munguan as nga opozitarja e OBRM-PDUKM-së, të cilët kumtojnë se nga viti 2018 e deri më sot përmes buxheteve qeveria ka shpenzuar 25 miliardë euro. “Maqedonia është në stagnim në çdo fushë, nuk ka tekste shkollore, nuk ka ilaçe për të sëmurët, nuk ka rritje të pensioneve, thonë nga OBRM-PDUKM.
“Kovaçevski, SDS dhe BDI kanë parashikuar një buxhet prej 5.5 miliardë euro për vitin 2024, që është 2 miliardë më shumë se buxheti i vitit 2018. Buxheti për vitin 2024 është i fryrë dhe si më parë nuk sjell zhvillim, por krim dhe korrupsion. Prej 6 vitesh nuk ka asnjë autostradë të përfunduar. Kërçovë – Ohër në ngërç, Shkup – Bllacë as nuk ka filluar”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga LSDM thonë se propozim buxheti mbështetë rritjen ekonomike të vendit.
“Deficiti buxhetor, i parashikuar me 3,4% të BPV, është në përputhje me përcaktimin për konsolidim fiskal. Qëllimi i buxhetit është të mbështesë rritjen ekonomike, qëndrueshmërinë fiskale dhe pagesën e rregullt të të gjitha detyrimeve buxhetore të shtetit – paga më të larta, pensione, të drejta sociale, mbështetje për fermerët, ndërmarrjet, përballimin e pasojave të krizës ekonomike globale”, njoftojnë nga LSDM.
Sipas parashikimeve të autoriteteve, ulja e inflacionit mesatar për vitin 2024 pritet të jetë në 3,6%, kurse për sivjet inflacioni mesatar 9,2%. Në propozim buxhetin e ri, i cili pritet të miratohet në Kuvend, të dalat në investimin kapital janë 45,1 miliard denarë, kurse të hyrat nga tatimet pritet të jenë 178,1 miliard denarë nga tatimet ose rritje 10% për dallim nga vjet. Nga Qeveria nuk e kanë paraparë që në këtë buxhet të ndajnë mjete për pakon e 9 anti krizë, duke shpresuar që të njëjtat mjete do të akumulohen nga tatimi solidar. Por, nuk deshën të komentojnë që nëse Gjykata Kushtetuese do të shfuqizoj atë ligj, ku do të gjenden mjetet për kthim te kompanitë private dhe ku di sigurohen mjetet për pakon anti-krizë. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri