LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia italiane duhet të rritet me 1.3%

Ekonomia italiane duhet të rritet me 1.3%

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, duhet të shohë një rritje të ndjeshme të ekonomisë në gjysmën e dytë të këtij viti, që të arrihet objektivi prej 1.2 për qind rritje në 2016.

Shumë ekonomistë mendojnë se kjo s’ka për të ndodhur, duke theksuar shqetësimet për kryeministrin dhe Eurozonën. Ndërkohë që Renzi përballet me një referendum gjatë vjeshtës, gjë që do të vendosë për të ardhmen e tij politike, ekonomia e ngadaltë dhe bankat e mbushura me kredi të këqija nuk po e bëjnë situatën më të thjeshtë.

Rimëkëmbja prej naftës së lirë, euros së zhvlerësuar dhe stimujve gjigantë nga Banka Qendrore Europiane, e kanë nxjerrë ekonominë nga recesioni më i gjatë që prej Luftës së Dytë Botërore, por duket se nuk do t’i japin më drejtim.


Ekonomistët thonë se potenciali i rritjes së Italisë është i dobët, kompanitë janë në borxh, përfitueshmëria në nivel agregat është e ulët dhe ekonomia në përgjithësi ndodhet në sfidë duke mos patur pavarësi nga politikat fiskale dhe monetare.

Qeveria e Renzit i qëndron ende projeksionit të rritjes për 2016-ës të bërë gjatë muajit prill, pavarësisht ngadalësimit në tremujorin e dytë. Referendumi që pritet në Nëntor po kthehet në një test për popullaritetin e kryeministrit, i cili ka thënë se do të japë dorëheqjen (Cameron-style) nëse humbet votat.

Si ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, Italia po kufizon përpjekjen e rajonit që të ndërtojë një rritje të qëndrueshme dhe dinamike.

Produkti i Brendshëm Bruto duhet të rritet me 1.3 për qind në gjysmën e dytë të 2016-ës që të arrihen objektivat, apo me normën më të shpejtë në 16 vite. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori