Pas një ndeshje të ngushtë në formatin ‘Bo3’, ekipi BLINK ka arritur që të fitojë ndaj ekipit nga Maqedonia, BlueJays.

Këtë ndeshje ekipi shqiptar e fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për t’u bërë ekipi i dytë i cili ka siguruar pjesëmarrjen në ‘Play-Off’ të turneut Adria, i cili do të mbahet në qytetin Zagreb të Kroacisë.

Ekipi tjetër i cili është kualifikuar për në Kroaci, është ekipi tjetër shqiptar XTEAM, të cilët ndeshjen vendimtare e fituan ndaj ekipit BLINK.

Në Kroaci ekipet do të garojnë për një grup çmimesh rreth 10.000 euro, ku 5.000 prej tyre do të shkojnë për fituesin e vendit të parë.

Ndeshjet e turneut LAN do të fillojnë me datën 29 Korrik, dhe do të transmetohen në kanalin zyrtar të Adria në platformën Twitch.


Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit shqiptar BLINK: Kujtim “gulito” Durmishi Ensar “Caley” Ersuzi Bledar “BledarD” Dula Valon “valoN9” Etemi Aulon "Kraben" Fazlija Babjet “malware” Muçaj (trajner)

/Telegrafi/

telegrafi sport app