LAJMI I FUNDIT:

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, atmosfera u bë më e gjallë me batuta dhe ngacmime mes Gjesti, Gerta dhe Egli.

Biseda u shoqërua me humor dhe ironi, ndërsa Gerta sulmoi Eglin për marrëdhënien e saj me Gjestin, i cili duket se ende nuk ka qenë i vendosur për raportin e tyre, pavarësisht se ajo i ka shprehur pëlqimin.

Nga ana tjetër, Gjesti ka përmendur ish-të dashurën e tij dhe marrëdhënien që ka lënë pas në BBVK, duke i shtuar edhe më shumë dilemat mbi raportin e tij aktual me Eglin.


Foto: Screenshot/Instagram

Në mes të kësaj bisede me tone ironike, Egli shprehet me një koment thumbues: “Mjafton që mua të mos më mungojë gjë dhe të kesh takatë kur të vish në mbrëmje në shtëpi, pastaj bëj çfarë të duash.”

Gerta nuk vonoi ta ngacmojë me humor: “Gjatë ditës tako kë të duash.”

Gjesti, duke e parë situatën si një leje të hapur, u përgjigj me një buzëqeshje: “Po, më thotë të bëj çfarë të dua.”

Gerta, duke vazhduar lojën e saj ironike, e pyeti sërish: “Domethënë mund të rrish edhe me një vajzë tjetër?”

Egli me qetësi iu përgjigj: “Çfarë të duash ti.”

Në këtë pikë, Gjesti tregoi një detaj edhe më pikant nga bisedat e tyre: “Po, më ka thënë një natë që edhe tri gra nëse i marr, s’është problem fare.”

Egli vijoi duke e sfiduar me një pyetje ironike: “A ke fuqi? Mjafton të mos më mungojë gjë.”

Gerta, e cila nuk mund ta linte pa një batutë finale, shpërtheu në të qeshura: “Egli, gruaja e shtatë!”

Biseda mes tyre u shoqërua me të qeshura dhe batuta, por mbetet për t’u parë nëse këto fjalë ishin vetëm lojë apo një reflektim i një dinamike më komplekse në raportin mes Eglit dhe Gjestit, por edhe Gertës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Djali jashtëmartesor i Schwarzenegger po shkon hapave të babait (Foto)

Djali jashtëmartesor i Schwarzenegger po shkon hapave të babait (Foto)

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Kalo në kategori