Por askush nuk po e përjeton kaq rëndë barrën e goditjes siç po e përjetojnë gratë egjiptiane, shumë prej të cilave janë dënuar për pjesëmarrje në protestat kundër grusht shtetit.

Darine Mutavia (19), e cila u arrestua më 30 mars 2014 në Universitetin Al Azhar, rrëfen për “Al Monior” se si kaloi tre muaj në burgun për femra.


"Ne iu nënshtruam të gjitha formave të torturës, rrahjeve dhe abuzimit fizik dhe seksual gjatë arrestimit dhe pas", tha ajo duke shtuar se "gjatë tre muajve brenda burgut, kemi qenë të dëmtuara verbalisht dhe fizikisht gjatë gjithë kohës".

"Ata (gardianët) më mbyllen në një banjë plot me insekteve për katër ditë dhe më kanë detyruar të flejë në dysheme. Ata refuzuan të më kryejnë ekzaminim mjekësor pas gjithë këtij abuzimit fizik", tha ajo.

Një tjetër familjar i një të burgosure rrëfen: "Pas lirimit të motrës sime, familja zbuloi se ajo kishte qenë subjekt i përdhunimin në grup në kampin Qendror të Sigurimit. Megjithatë ajo nuk pranoi të flasë për këtë gjë, pasi administrata e burgut e kishte kërcënuar për ta mbajtur atë të mbyllur, "tha ai, duke shtuar se ajo është ende në gjendje të keqe psikologjike.

Në një mesazh të shkruar që kishte arritur ta shkruaj vjedhurazi, një vajzë e burgosur shkroi: "Asnjë nga organizatat e të drejtave të njeriut na kanë vizituar, dhe administrata e burgut nuk na miratojnë asnjë ekzaminim mjekësor për ne, pas sulmeve të përsëritura mbi ne. Ata na kryejn vetëm testet e shtatzënisë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme egjiptiane Major General Hani Abdel-Latif nuk pranoi të flasë për gazetën “Al-Monitor” për shkeljet ndaj grave në burgjet egjiptiane. Më saktë, ai tha se "këto akuza janë krejtësisht të rreme".

"Ministria e Brendshme egjiptiane pret delegacione nga organizata egjiptiane që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, duke i lejuar ata që të vizitojnë burgjet dhe për të siguruar që të burgosurat femra janë trajtuar si duhet në përputhje me ligjet. Nuk ka greva të urisë në mesin e të burgosurave në pritje të gjykimit", theksoi ai.

Javën e kaluar më 23 qershor, 10 organizata egjiptiane të të drejtave të njeriut kanë paraqitur një ankesë të përbashkët te prokurori i përgjithshëm egjiptian, duke kërkuar hetojë ankesat e të burgosurave femra, të cilat janë abuzuar si fizikisht edhe seksualisht. /mesazhi/