Kontrolli i sëmundjeve, shpesh shihet si mënyrë fuqizimi dhe mjet për një vendimmarrje më të mirë, por jo gjithmonë...
Të famshmit kanë pushtet mbi shëndetin publik, por shpesh rezultatet që vijnë prej kësaj janë të përziera. Bërja publike e vendimeve mjekësore personale mund të rrisë ndërgjegjësimin dhe paratë e përdorura për kërkime për sëmundje paralizuese, ose mund të përhapë keqinformim dhe të rrisë dëmet që vijnë prej kësaj.
Aktorja dhe regjisorja, Angelina Jolie në një editorial të mëhershëm për “New York Times”, ka shtjelluar vendimin e saj për të hequr vezoret dhe tubat fallopianë nën dritën e historisë familjare të kancerit. Mirëpo, kjo s’do të thotë se publiku do të dijë se ç’të mësojë nga vendimet e saj. Historia e saj ndryshon nga ajo e shumë grave…
Të dhënat tregojnë se shumë prej nesh nuk kontrollohen për mutacionet që mund të çojnë në kancer të vezoreve ose kancer gjiri, të cilat e çuan Jolien drejt vendimit për të bërë një ndërhyrje kaq invazive. Kur mësojmë për eksperiencën e një të famshmi me një sëmundje, krijohet një efekt i njohur tashmë “efekti VIP”. Mirëpo veprimet tona duhet të ndërmerren në kontekstin e risqeve shëndetësore individuale. Fjalët e saj e përmbledhin shkurt mesazhin: “Kërkoni këshilla, mësoni rreth mundësive dhe bëni zgjedhjet e duhura për ju”.
“… Jolie bëri një punë të përgjegjshme”, thotë Lisa Schwartz, e cila ka studiuar efektin e mesazheve të njerëzve të famshëm me kancer te kontrolli i njerëzve të thjeshtë. Në këtë pikë, Jolie e luajti shumë mirë rolin. Nga ana tjetër, vendimi i saj për të bërë salfino-oforektomi (termi teknik për heqjen e tubave falopianë dhe vezoreve) lidhej me historinë e saj mjekësore. Kanceri ishte pjesë e historisë së saj familjare (nëna, gjyshja dhe tezja e saj vdiqën nga kanceri), por nga ana tjetër, ajo është mbartëse e një mutacioni në gjenin BRCA1.
Kontrolli i sëmundjeve shpesh shihet si mënyrë fuqizimi dhe mjet për një vendimmarrje më të mirë. Gratë si Angelina, me të afërm me kancer, janë kandidatet më të prirura për një kontroll të tillë. Mirëpo, për njerëz që nuk kanë anëtar(ë) të familjes me një sëmundje të caktuar, shpesh, kontrollet nuk ndihmojnë – që do të thotë se, kjo nuk i pakëson gjasat për të vdekur nga një sëmundje. Në fakt, kontrolli mund të shkaktojë dëme serioze – p.sh. ankth madhor, i cili, nga ana e vet, çon në vendime të panevojshme me komplikacione potencialisht serioze.
Angelina Jolie, djathtas, në vitin 2001 me nënën e saj, Marcheline Bertrand, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 56-vjeçare pas gati një dekade me kancer
Kur vjen puna te kontrolli, duhet vlerësuar nëse ai shërben për të zgjatur, apo jo jetën e dikujt. Ndaj, vendimet e Angelina Jolie nuk duhet të influencojnë në mënyrë “të verbër” gratë e moshës së saj, pasi ajo u bazua pikërisht në riskun vetjak.
Dy vjet pas publikimit të editorialit të Jolies, një studim i bërë nga një eksperte e komunikimit të shëndetit, hulumtoi “Efektin Angelina”. Ai u mat përmes një sondazhi online, me më tepër se 2500 të rritur dhe përfshiu pyetje që lidheshin me faktin nëse ata e kishin lexuar/dëgjuar historinë e saj dhe nëse i kuptonin risqet që kërcënonin atë dhe risqet vetjake për kancer gjiri.
Nga ata që e kishin dëgjuar historinë e saj, rreth gjysma e raportuan në mënyrë korrekte riskun e zhvillimit të kancerit të gjirit nga ana e saj. Mirëpo nuk e kishin kuptuar shumë mirë lidhjen midis historisë së saj familjare të kancerit dhe riskut të Jolies. Në fakt, subjektet me histori familjare të ngjashme kishin më pak gjasa sesa ata pa një histori të tillë që ta vlerësonin riskun e tyre si më të lartë sesa popullsia mesatare.
Megjithatë, njohja e historisë së Angelinës nuk shoqërohej me shtim të njohurive për riskun e kancerit të gjirit. Ajo kishte të drejtë kur tha “dija është pushtet”. Mirëpo, pushteti më i madh vjen kur kupton risqet personale, jo risqet e dikujt tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kardiologët pohojnë se kjo është koha më e mirë për të ngrënë mëngjes nëse dëshironi të ulni presionin e gjakut
Pse nuk duhet të bëni kurrë një dush të nxehtë pasi keni ngrënë
Ekspertja tregon trukun që ju ndihmon të bini shpejt në gjumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian