Ekspertët në Maqedoninë e Veriut edhe pas 18 vjetësh vazhdojnë të jenë të ndarë sa i përket efekteve që ka prodhuar Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001.
Dokumenti kornizë i Ohrit, që u nënshkruar më 13 gusht të vitit 2001, duhej të zbatohej brenda katër vjetësh. Ky dokument, në bazë kishte avancimin e të drejtave të shqiptarëve, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Që prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia e Veriut ka avancuar në masë të theksuar kërkesat e shqiptarëve, por njëkohësisht janë evidentuar edhe ngecje në zbatimin në praktik të normave ligjore që burojnë nga ky dokument, thotë për Radion Evropa e Lirë, Naser Ziberi, një nga ekspertët që ka marrë pjesë në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Maqedonia e Veriut para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit sigurisht se nuk është e njëjtë. Maqedonia e Veriut ka transformime serioze në mënyrën e funksionimit, në mënyrën e barazisë së të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike dhe në mënyrën e realizmit të aspiratave të komuniteteve joshumicë, këtu në rend të parë shqiptarëve. Marrëveshja e Ohrit sigurisht se ka dhënë kontribut serioz në këtë drejtim”, thotë Ziberi.
Por, ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Tito Petkovski thotë sekonflikti i armatosur më 2001, në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si luftë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ai luftë e quan marrjen nën kontroll të territoreve.
“Nuk mund të thuhet se atë kohë luftohej për idenë për barazi për të gjithë qytetarët. Tani nga ky dimension, lufta e 2001 mund të trajtohet dhe si luftë për territore. Por, një gjë është e sigurt se konflikti i armatosur mund të mbyllej vetëm përmes një marrëveshjeje”.
“Marrëveshjet paqësore paraqesin detyrime dhe obligime për të dyja palët. Në këtë rast, fraza se ‘ka fituar Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Ohrit’ për mua është e papranueshme sepse në këtë rast ne kemi humbur shumë, mendoj edhe maqedonasit edhe shqiptarët. Por, marrëveshja u arrit si rrjedhojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, që kishte interes që ta menaxhojë konfliktin ashtu siç e menaxhoi”, thotë Petkoski.
Sipas Naser Ziberit është e rëndësishme që të vazhdojë të mbizotërojë fryma e Marrëveshjes së Ohrit edhe në të ardhmen, në mënyrë që, sipas tij, shteti të funksionojë mbi konceptin shumetnik.
“Fryma e Marrëveshjes së Ohrit duhet të mbetet, por ajo do të varet edhe nga përfaqësuesit politikë në rend të parë ata shqiptarë, por edhe ata maqedonas se sa do të jenë në funksion të kësaj fryme për të funksionuar Maqedonia e Veriut si shtet mbi këto parime. Kjo nënkupton funksionimin e shtetit mbi parimet e konsensualitetit, që do të thotë eliminimit të mbivotimit, eliminimit të shumicës dhe ndërtimit të një shoqërie harmonike, shumetnike. Kjo frymë duhet të vazhdojë të mbizotërojë në funksionimin e sistemit të shtetit, por për fat të keq jo gjithherë ndodh kështu”.
“Maqedonia e Veriut si shtet në disa segmente me inercion funksionon jashtë Marrëveshjes së Ohrit, jashtë frymës së këtij dokumenti-kornizë dhe kjo është problem i cili duhet të luftohet në mënyrë permanente nga përfaqësuesit politikë”, thotë Ziberi.
Por, Tito Petkovski thotë se Marrëveshja e Ohrit është realizuar plotësisht, ndërkohë pengesat që i bëhen jetësimit praktik të këtij dokumenti i quan si “fjalor i forcave nacionaliste”, që sipas tij duan të fitojnë poenë politikë.
“Gjithmonë do të ketë kërkesa nga forca të caktuara politike nacionaliste, se gjoja janë të kërcënuar sepse kjo u sjell poenë politikë dhe ky proces mund të ndalet nëse ngritet vetëdija e qytetarëve dhe kuptojnë se Maqedonia e Veriut është shtet i barabartë për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Por, për këtë nevojiten parakushte të fuqishme sociale, ekonomike, që kanë ndikim të madje në zhvillimet politike”, thotë Petkovski.
Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar ndërmjet faktorëve politikë maqedonas dhe shqiptarë, i dha fund konfliktit të armatosur pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar. Ky dokument në thelb kishte ndërprerjen e armiqësive, zhvillimin e pushtetit të decentralizuar, mosdiskriminimin, përfaqësimin e drejtë, të drejta për arsim të lartë për shqiptarët, përdorimin zyrtar të gjuhëve për etnitet e përfaqësuara mbi 20 për qind, shprehjen e identitetit etj./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje