Coronavirusi ka potencialin të gjunjëzojë ekonominë botërore.
Ekspertët llogarisin me efekte të rënda në eksporte dhe zinxhirët e prodhimit e furnizimit. Virusi e ka zënë ndërkohë edhe ekonominë në Gjermani.
“Firmat po kuptojnë tani, se sa i brishtë është sistemi global i prodhimit”, tha Gabriel Felbermayr, president i Institutit për Ekonominë Botërore në bisedë me Deutsche Welle.
Efektet e Coronavirusit tek ekonomia po i kujtojnë ekonomistëve kapitullimin e sistemit financiar në vitin 2008, kur falimentoi Banka Lehman Brothers. Shumë vetë asokohe kuptuan, se sa i brishtë është sistemi financiar. Si pasojë u bënë ndryshime në strukturat financiare.
“Një gjë e tillë mund të kristalizohet edhe tani pas virusit Korona”, thotë Felbermayr.
Epidemia si “game changer”
Efektet ekonomike epidemia i ka për shkak të masave dragoniane të autoriteteve dhe firmave, për të penguar përhapjen e mëtejshme të virusit duke kufizuar udhëtimet apo mbyllur fabrika. Nga kjo vuajnë më shumë ndërmarrjet që janë të lidhura me rrjetet ndërkombëtare apo ato të eksportit.
Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire e shikon lëndueshmërinë e zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit për shkak të epidemisë madje edhe si “game changer” për globalizimin – një ngjarje që mund të ndryshojë tërësisht zhvillimet e deritanishme.
Shpërthimi i krizës e pasojat e epidemisë treguan një varësi “të papërgjegjshme dhe jo të arsyeshme” nga Kina. Duhet të rimendohen zinxhirët botëror të furnizimit në fushën e shëndetësisë apo industrinë e automjeteve, tha Le Maire.
“Ne nuk mund të jemi edhe më tej të varur nga Kina në 80 deri 85 për qind të prodhimeve farmaceutike”, tha ai gjatë vizite në Athinë.
Presidenti i Dhomës Europiane të Tregtisë në Kinë, Jörg Wuttke ka thënë se pasojat ekonomike për shkak të virusit “do të jenë edhe më të mëdha se mendojnë shumë vetë”.
“Mua më vijnë thirrje për ndihmë nga të gjitha anët”, tha Wuttke në një intervistë.
Për shqetësimet e mëdha kjo situatë nuk është ndonjë problem i madh, por “shumë ndërmarrje të mesme janë në krizë”.
Rrezikohet furnizimi
Deri më tani janë nënvlerësuar pasojat e furnizimit në Gjermani. Por vetëm koncerni i transportit të anijeve Cosco dhe Maersk bën të ditur, se në katër javët e fundit nuk mund të lëviznin nga vendi 70 anije me kontenierë.
Për shkak se anijet janë afër 6 javë në lëvizje, ende ka anijë që vijnë nga Kina, por “por kjo do të ndryshojë shpejt, do të vijnë më pak anije, e atëherë në Evropë disa lloje produktesh do të mungojnë. Me një tufë masash, ndërmarrjet e furnizimit në Gjermani po përgatiten për të përballuar efektet e mungesës së prodhimeve nga Kina.
“Në shumë ndërmarrje janë krijuar task force për të identifikuar ndërprerjet e furnizimit dhe për të reaguar në kohën e duhur”, thotë Riccardo Kurto nga Shoqata Federale e Ekonomisë Materiale (BME), për Deutsche Welle.
Kurto thekson, se ka shumë rëndësi që autoritetet kineze të informojnë në mënyrë transparente për përhapjen e virusit.
Sipas BME, rrjeti i anëtarëve në Kinë ka njoftuar, se po kërkohen rrugë alternative furnizimi nga pjesë të tjera të botës.
“Partnerë të BME na kanë thënë, se rezervat e tyre në magazina kanë arritur një pikë kritike. Prandaj ata porositin tani tek furnizues të tjerë jashtë Kinës materialet që mungojnë në prodhim”, thotë Kurto.
Lufthansa ndërkohë planifikon të zgjerojë dërgimin e avionëve të mallrave në Kinë. Sektori i furnizimit me avionë me rifillimin e prodhimit global mund të jetë edhe përfituesi kryesor, deri sa të aktivizohen të gjithë zinxhirët e tjerë të furnizimit.
“Industria e automjeteve, shumë e rëndësishme për Gjermaninë, ka pasur probleme që më parë për shkak të BREXIT-it dhe konfliktit tregtar SHBA-Kinë. Për shkak të përhapjes dinamike të virusit, është shfaqur një rrezik i ri, i vështirë për t’u parashikuar”, thotë eksperti i automjeteve Ferdinand Dudenhöffer.
Nuk bëhet fjalë më për stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit, por “për rënien gjithnjë e më të madhe të kërkesës në një dimension në rritje”.
Dudenhöffer parashikon një krizë të fortë të tregut botëror të automjeteve për shkak të pasojave të virusit Korona.
Fritzi Köhler-Geib, eksperte e ekonomisë në bankën KfW, bën një parashikim të zymtë.
“Nëse virusi Korona kthehet në një epidemi të gjatë dhe prek edhe rajone të tjera të botës, atëherë priten efekte edhe më negative në tregtinë e jashtme dhe zinxhirët e prodhimit botëror, të cilët prekin mjaft industrinë gjermane”, thotë Köhler-Geib.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkohë ka paralajmëruar nga një pandemi. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje