LAJMI I FUNDIT:

Edona me kërkesë për Don Xhonin: Eja në dhomën e rrëfimeve, edhe unë vij menjëherë pas teje

Edona me kërkesë për Don Xhonin: Eja në dhomën e rrëfimeve, edhe unë vij menjëherë pas teje

Në një nga momentet më të lehta dhe më argëtuese brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, banorja Edona James ka arritur të tërheqë vëmendjen dhe të shkaktojë të qeshura me një interpretim të veçantë të këngës së Melinda Ademit dhe Bardhit, “Mos ma prish”.

E njohur për personalitetin e saj të hapur dhe të drejtpërdrejtë, Edona e ka sjellë këngën në një version të ri, i cili më shumë se që të ngjan me origjinalin, reflekton ndjenjën e saj të lirë dhe nuanca të pandërgjegjshme të humorit. “O rrushi, rrushi, mirëmëngjes, mirëmëngjes, çka po më kqyr ti mua, e ki syrin kalavesh”, këndoi Edona, duke sjellë një atmosferë të këndshme dhe të çliruar brenda shtëpisë.

Momenti i saj u bë edhe më pikant kur ajo i bëri thirrje banorit tjetër, Don Xhonit, “eja në dhomën e rrëfimeve, edhe unë po vi menjëherë pas”, duke shtuar një kuptim të dyfishtë dhe duke ngjallur kuriozitetin e banorëve dhe të shikuesve njësoj.


Kënga “Mos ma prish” e Melindës së bashku me Bardhin është një prej hiteve më të njohura në skenën e muzikës moderne shqiptare, dhe versioni i Edonës ka shtuar një dimension të ri dhe të freskët në këtë kompozim.

Ky moment argëtues tregon se muzika dhe humorin mund të shërbejnë si mjet për të sjellë lehtësi dhe të qeshura, madje edhe në tensionet që mund të ndodhin në një mjedis konkurrues si “Big Brother VIP Kosova”.

Përndryshe, këtë javë janë gjithsej gjashtë banorë në nominim: Kader Kicaj, Shqipe Hysenaj, Blero, Lumbardh Salihu, Miss Rose dhe Gani Gërmia.

Një prej emrave të mësipërm që do të rezultojë më pak i votuari nga publiku, do të duhet të lërë të premten shtëpinë më të famshme në vend. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori