LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova ka vendosur ta ndërrojë agjentin, duke nënshkruar me Hasan Cetinkayan dhe agjencinë “HCM SPORTS MANAGEMENT”.

Zhegrova po kalon formë të mrekullueshme këtë sezon me ekipin francez dhe po kërkohet nga top-skuadrat evropiane.

25-vjeçari ka 11 gola dhe nëntë asistime këtë sezon në Ligue 1, ndërsa lajmi për ndryshim të agjencisë është bërë nga Fabrizio Romano.

Çetinkaya vlerësohet prej agjentëve më të mirë në futboll, pasi ka nën menaxhim yje Frenkie de Jong, Viktor Gyokeres, Victor Lindelof, Deniz Zakaria, Emil Forsberg e shumë të tjerë.

Në foton e publikuar nga Romano, përveç babait të Edonit, shihet edhe humoristi Vedat Bajrami, i cili e ka ndihmuar shumë Zhegrovën në fillet e tij dhe madje ishte ai që e kishte kompletuar transferimin e tij në Belgjikë.

Zhegrova më parë ishte pjesë e agjencisë ESHA, që drejtohet nga Arbër dhe Erdin Shaqiri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Përfaqësueset
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Përfaqësueset
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Publikohet

Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer

Përfaqësueset
Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori