LAJMI I FUNDIT:

Edon Maxhuni shkëlqen, por finlandezët eliminohen prej U-18 Eurobasket (Foto/Video)

Edon Maxhuni shkëlqen, por finlandezët eliminohen prej U-18 Eurobasket (Foto/Video)

Grupmoshat deri 18 vjet të Finlandës janë eliminuar prej Eurobasketit.

Edon Maxhuni me kombëtaren finlandeze nuk kanë arritur të triumfojnë kundër Italisë në çerekfinale të kampionatit evropian për grupmoshat e reja.


Finlandezët pësuan humbje me rezultat 61:56 kundër Italisë, e cila gjendet në gjysmëfinale të kampionatit, transmeton Telegrafi.

Djali i ish-basketbollistit kosovar, Bekim Maxhuni, Edoni ishte basketbollisti më efikas te finlandezët duke realizuar 20 pikë, shtatë kërcime dhe pati një top të vjedhur.

Pas kësaj fitore, italianët për një vend në finale do të takohen francezët, të cilët triumfuan kundër Bosnje-Hercegovinës me rezultat 75:61. /Telegrafi/