Site icon Telegrafi

Edita Gjikollin, e cila vuan nga Leukemia Acute, ndihmojeni përmes SMS në Vala

Edita Gjikolli ka nevojë për ndihmën tuaj. Ajo vuan nga Leukemia Acute, sëmundje kjo e cila shërimin e ka vetëm në shtetet jashtë Kosovës. Bashkshorti i Editës, Veton Gjikolli, ka thënë për Telegrafin se për shërimin e gruas së tij nevojiten 150 mijë euro.

“Editën e kemi pasur njëherë në Turqi për trajtim të sëmundjes, ku trajtimi i saj ka kushtuar 100 mijë euro. Qeveria e Kosovës ka ndarë 25 mijë euro dhe të tjerat aq sa na kanë ndihmuar. Pasi jemi kthyer në Kosovë pas 10 dite, Editës i është rikthyer sëmundja. Tani nevojitet që shërimi të bëhet prapë në Turqi në spitalin ‘Acibadem’, ku duhet të marr kemioterapi dhe transplant, shërim ky i cili kushton 150 mijë euro. Kjo shumë tani është e papërballueshme për neve, dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj. Po iu lusim kush mundet që të na ndihmoj”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Edita Gjikolli vuan nga Leukemia Acute, operacioni i kushton 150 mijë euro, kërkon ndihmë

Operatori Telefonik Vala ka ofruar numrin e telefonit në të cilin ju mund të dërgoni mesazhe për ta ndihmuar Editën.

Një mesazh kushton 1 euro.

Numri ku mund ta ndihmoni Editën përmes operatorit telefonik Vala është: 55344.

Ndërsa Editën mund ta ndihmoni edhe përmes xhirollogarisë në bankën TEB.

Numri i xhirollogarisë në TEB bank: 2015000019511584-Veton Gjikolli, Kodi i Swiftit: TEBKXKPR.

Numri i telefonit në viber: +38349138108/Telegrafi/

Exit mobile version