Edicioni 2020/2021 në Bundesliga fillon më 18 shtator

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka zyrtarizuar datën për fillimin e sezonit të ardhshëm 2020-2021 në tri kategoritë më të larta të futbollit.
Futbolli profesionist gjerman rinis më 11 deri më 14 shtator me ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë.
Një javë më vonë, më 18 deri më 21 shtator, do të zhvillohen ndeshjet e javës së parë të Bundesligës.
Me këto data do të fillojë edhe Bundesliga 2 dhe 3.
Bundesliga do të zhvillojë një raund në mesjavë, më 15 dhe 16 dhjetor.
Pushimi dimëror do të reduktohet ndjeshëm: nga 23 dhjetori (raundi i dytë i Kupës) deri në fundjavën e parë të janarit.
Finalja e Kupës do të zhvillohet me 13 maj 2021 ndërsa kampionati do të mbyllet më 22 maj.
Bayern Munich do të jetë klubi që do ta mbrojë titullin e kampionit. /Telegrafi/


















































