Maqedonia është vendi i parë dhe i vetëm në Ballkan që feston festa në numër të tepërt.

Programi i ditëve që nuk do të punohet gjatë vitit 2018 është i ''pasur'' me shumë befasi për ata që nuk e duan vendin e punës, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Festat për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, festa shtetërore janë: -Viti i ri do të nis me ditë jo-pune, pra 1 janari nuk punohet.
-7 janari - Kërshëndellat, nuk do të punohet ditën e hënë (8 janar)
-9 prilli - Pashkët
-1 maj - Dita e punëtorëve
-24 maj - ''Shën. Kirili dhe Metodij''
-15 qershor - Ramazan Bajrami
-2 gushti- Dita e Republikës
-8 shtatori- Dita e pavarësisë së Maqedonisë
-11 tetori- Dita e revolucionit
-23 tetori- Dita e luftës revolucionare
-8 dhjetori- ''Shën Klimenti i Ohrit

Për shqiptarët ditë jo-pune do të jetë:
-22 nëntori- Dita e Alfabetit shqip.

Për muslimanët do të jetë:
-21 gushti- dita e Kurban Bajramit.

Përndryshe, ditë jo-pune do të jenë mbi pesë ditë që do të lidhen me fundjavën që do të shkruhet si fundjavë e vazhduar. /Telegrafi/