Edhe Tuna shijon pushimet me familjen në Dubai

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna, ka nisur pushimet së bashku me familjen.
Si destinacion të këtyre pushimeve ka përzgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht Dubain.
Ajo duket se po kalon një periudhë të mrekllueshme bashkë me dy djemtë e saj, Tianin dhe Zenin.

Ndërkohë që është aktive në rrjete sociale, artistja nga Maqedonia ka publikuar një sërë imazhesh duke treguar momentet e lumtura të tyre.
Thuhet se në pushime me Tunën është edhe ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha.

36-vjeçarja vitet e fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika për shkak të fokusit që kishte në jetë private.

E njëjta ka kohë të gjatë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































