Edhe sonte kanë vazhduar protestat kundër gjuhës shqipe dhe ''Deklaratës së partive shqiptare'' në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Protestat i organizojnë organizata të përafërta me OBRM-PDUKM-në e Nikolla Gruevskit.


''Jemi këtu para Qeverisë së Maqedonisë, ku nuk do të lejojmë deklaratën e partive shqiptare. Kemi ardhë për 45 ditë me radhë për të thënë se nuk do të lejojmë që të ndodh ndarja dhe federalizimi i shtetit. Për tu siguruar ne jemi rrugëvëve.'' thonë protestuesit. /Telegrafi/