Dita e Valentinit, apo megjithatë Dita e të Dashuruarve, sido që t’ju pëlqejë, ka ‘shkatërruar” himnin tonë në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar dhe – akoma po praktikohet!
Dhe si të mos jetë kështu, kur, gjithsesi është siç thotë legjendë, madje edhe një prift me emrin Valentin, vetëm për shkak të dashurisë – humbi kokën.
Çdo vit në një pjesë të botës dërgohen më shumë se miliarda urime për Ditën e Valentinit, transmeton Telegrafi.
Edhe pse janë të shumtë edhe ata, të cilët Ditën e Valentinit e injorojnë dhe lënë anash notën komerciale të tërë tregimit, fakt është se si gjithnjë e më shumë njerëz festojnë këtë festë dhe japin dhurata, jo vetëm partnerëve të dashuruar, por edhe personave të tjerë të dashur, pastaj miqve.
Legjenda mbi Ditën e Shën Valentinit, ka histori shumë të gjatë, e cila shkon deri tek romakët e vjetër, më saktë deri në shekullin e tretë. Por çfarë është Festa e Shën Valentinit në të vërtetë?
Origjina e festës së Shën Valentinit, festës së të dashuruarve, është përpjekja e Kishës Katolike për t’i dhënë fund një riti popullor pagan për fertilitetin.
Që në shek IV para Krishtit romakët paganë i bënin homazh me një rit të veçantë Perëndisë Lupercus.
Emrat e grave dhe të burrave që adhuronin këtë perëndi, futeshin në një kuti dhe një fëmijë nxirrte emrat, që më parë trazoheshin, duke krijuar çifte, të cilat për një vit të tërë do të jetonin bashkë në intimitet, me qëllimi që të nderonin ritin i fertilitetit dhe Perëndinë Luperkus, rit ky që një vit më pas do të festohej sërish për të krijuar çifte të tjera.
Baballarët e lashtë të Kishës Katolike e konsideronin imorale këtë praktikë të vjetër dhe krijuan kështu një Shenjt “ të të dashuruarve”, për të zëvendësuar liberalin Lupercus. U gjend kështu një kandidat i mundshëm për Shën Valentinin, një peshkop i cili ishte martirizuar rreth 200 vjet përpara.
Në Romën e viteve 270, peshkopi Valentino di Interamna, i arrestuar nga perandori Claudio il Gotico, me synimin që ta kthente në paganizëm, jo vetëm refuzoi të hiqte dorë nga besimi, por tentoi të konvertonte edhe vetë perandorin Claudio, por pa sukses.
Historia tregon që në 14 Shkurt 273 Valentino u dënua me vdekje.
Legjenda: Thuhet që, ndërsa Valentino ishte në burg në pritje të ekzekutimit, u dashurua me vajzën e verbër të rojes, Asterius. Valentino, me forcën e tij të besimit, i ktheu shikimin vashës dhe, në momentin e lamtumirës, para se t’i prisnin kokën në rrugën Flaminia, i la asaj një mesazh lamtumire, të firmosur “nga i juaji Valentino”, frazë kjo që i mbijetoi autorit të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm
Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Pse ia vlen të luftosh për të lexuar një libër në vend që të kënaqesh me rehatinë e mediave sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025