Fotogaleria e publikuar më poshtë shfaq një shtëpi e cila i ka mbijetuar uraganit të fuqishëm Michael në Florida, i cili ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara.
Shtëpia e ndërtuar në plazhin Mexico në Florida ka shpëtuar pa dëmtimin më të vogël, derisa gjithçka përreth saj është bërë rrafsh me tokë, transmeton Telegrafi.
Shtëpia trekatëshe shihet duke qëndruar e “paprekur” nga uragani që ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe objekte të ndryshme afariste, duke bërë zonën e prekur ta shndërroi në një “zonë fantazmë”.
Por, ekspertët vlerësojnë se ishin themelet dhe materialet e forta të përdorura për ndërtimin e saj, që t’i shpëtojë uraganit që ka shkaktuar dëme me miliarda dollarë. /Telegrafi/