LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse Haradinaj ia vazhdoi mandatin, MF-ja shpall konkurs për drejtor të Doganave (Dokument)

Edhe pse Haradinaj ia vazhdoi mandatin, MF-ja shpall konkurs për drejtor të Doganave (Dokument)

Qeveria Kurti që në javët e para të saj ka nisur me shfuqizimin e vendimeve të marra gjatë qeverisjes Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë bëri të ditur se të gjitha emërimet që janë bërë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj do të rishqyrtohen.

E një gjë e tillë duket se do të ndodhë edhe me zgjatjen e mandatit që iu bë nga ish-kryeministri Haradinaj, drejtorit të Doganave, Bahri Berisha.


Ministria e Financave tashmë ka shpallur konkurs për pozitën e drejtorit të Doganave.

Haradinaj ia vazhdon edhe për tri vite mandatin drejtorit të Doganës
Lexo po ashtu Haradinaj ia vazhdon edhe për tri vite mandatin drejtorit të Doganës

Me vendimin e ministrit Besnik Bislimi nënkupton se është shfuqizuar vendimi që Haradinaj mori në fund të muajit janar. Ani pse mandati i Berishës do të përfundonte më 8 shkurt të këtij viti, më 24 janar ai mori mandatin e dytë, trevjeçar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

“Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, i vazhdova mandatin edhe për tri vite. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tija në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.

Në konkursin e ri të hapur nga MF-ja, thuhet se kërkohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.

“Dogana e Kosovës është institucioni i vetëm kompetent për të ushtruar funksionet doganore në emër të Republikës së Kosovës. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës janë paraparë me nenin 6 dhe 7 të Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë Nr. 03/L -109, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-099, Ligjin Nr. 04/L-115 dhe me Ligjin Nr. 04/L-273, me të cilin kod janë përcaktuar edhe detyrat dhe përgjegjësitë e Doganës së Kosovës. Në përputhje me nenin 5 të Kodit Doganor dhe të Akcizave, Ministri i Financave dhe Transfereve shpallë konkursin për Drejtor të përgjithshëm dhe themelon komision për përzgjedhjen e kandidatit të rekomanduar, të cilin më pastaj e emëron Kryeministri i Republikës së Kosovës”, thuhet në përshkrimin e përgjithshëm të konkursit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori