Thiago Silva është në sezonin e tretë në “Stamford Bridge” dhe pavarësisht 38 viteve mbi supe, ai vazhdon të jap garanci në qendër të mbrojtjes.

Braziliani e ka pranuar për ESPN se është në bisedime me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës që i përfundon në fundin e sezonit.


“Ne po flasim rreth rinovimit të kontratës, me siguri gjithçka do të ndodhë në ditët e ardhshme. Synimi im dhe i klubit është të vazhdojmë së bashku”.

thiago silva scaled 1

“E di që Chelsea ka nevojë për mua në këto momente. Grupi i lojtarëve është i ri, unë mund të ndihmoj procesin e rindërtimit të klubit me përvojën time”.

“Jam i gatshëm të jap kontributin tim. E di që përgjegjësia ime është shumë e madhe”, ka thënë ai.

Chelsea ka goditur fuqishëm në këtë afat kalimtar, duke afruar lojtarë si Mykhaylo Mudryk dhe Enzo Fernandez./Telegrafi/

telegrafi sport app