LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas 55 viteve mbetet mister arratisja nga burgu i Alkatrazit, pavarësisht se është zbuluar letra që shpjegon gjithë ngjarjen (Foto/Video)

Edhe pas 55 viteve mbetet mister arratisja nga burgu i Alkatrazit, pavarësisht se është zbuluar letra që shpjegon gjithë ngjarjen (Foto/Video)

Pothuajse të gjithë kemi pasur rastin të dëgjojmë për arratisjen e “famshme” të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë “Alkatraz” gjatë vitit 1962, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të konsiderohet si një nga misteret më të mëdha.

Askush nuk ka mundur ta konstatoj nëse të tre të burgosurit kanë shpëtuar. Vëllezërve John dhe Clarens Anglin dhe një të burgosuri tjetër me emrin Frank Morriss, u janë dashur 6 muaj që ta mendojnë planin e arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë. Askush më parë apo pas kësaj arratisje, nuk kishte mundur të largohet nga Alkatrazi, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, nuk ekzistonin dëshmi konkrete se treshja i kanë mbijetuar arratisjes, pasi shumica besonin se ata janë mbytur në ujë për faktin se burgu gjendej në ishull.

Por, është “shfaqur” një letër e shkruar me dorë e cila mund të zgjedh misterin e shumëpërfolur. Sipas mediave amerikane, letra i është dërguar mediave vite më parë, kurse FBI ka rifilluar hetimet lidhur me arratisjen e “famshme”.

“Emri im është John Anglin. Kam ikur nga Alkatrazi në vitin 1962 së bashku me vëllanë Clarence dhe Frank Morriss. Jam 83-vjeç dhe në gjendje shumë të keqe shëndetësore, vuaj nga kanceri. Po, kemi arritur të ikim, por mezi disi”, shkruante në letër.

Ky dokument mund ta ndryshojë mendimin e opinionit që e kishte qarkulluar për plot 55 vite. Këta të burgosur për muaj të tërë kishin hapur tunelin që qonte në rrugën që nuk vëzhgohej nga gardianët. Ndërsa shtretërit i mbushnin me jastëk me qëllim që gardianët të mendojnë  se janë duke fjetur.

Pasi arritën afër ujit, ata lundruan “me një anije të modifikuar” që e kishin ndërtuar nga 50 mantelet dhe materialet tjera të vjedhura brenda burgut.

11 qershor i vitit 1962 ishte dita kur ata u arratisën. Atyre fillimisht ishte planifikuar se do t’ju bashkëngjitet Allen West, por nuk kishte munduar të kalojë përmes tunelit që e kishin hapur.

Anglin me sa duket kishte tentuar të dorëzohet bazuar në fjalët e shkruara në letër, duke kërkuar nga autoritetet që ta dënojnë me vetëm një vit burgim.

FBI ka analizuar gjurmët e gishtat dhe ADN-në, por rezultat ishin të paqarta, dhe për këtë arsye ky rast vazhdon të mbetet i hapur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Kalo në kategori