LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas 20 vitesh, Klina kërkon zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Edhe pas 20 vitesh, Klina kërkon zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Përmes një akademie përkujtimore, Klina ka shënuar sot ditën e të zhdukurve, ditë kjo kur 20 vjet më parë paramilitarët serbë dëbuan dhunshëm qindra qytetarë nga shtëpitë e tyre, e dhjetëra nga ta për t’i zhdukur pa gjurmë.

Në këtë tubim përkujtimor u kërkua që institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare të ushtrojnë presion ndaj Serbisë, në mënyrë që përfundimisht të zbardhet fati i të pagjeturve të Klinës dhe gjithë Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nën patronatin e të cilit u organizua kjo akademi përkujtimore, kujtoi edhe të martirët e Kralanit, me ç ‘rast tha se kujtimi për ta dëshmon respektin dhe nderimin për sakrificën më sublime të njerëzve që ishin në shërbim të vendit.


Haradinaj u shpreh se është koha që të gjithë martirët e Kosovës të trajtohen si kategori e lirisë së vendit.

E për kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tubimi i sotëm ka një simbolikë të veçantë, pasi siç tha ai, me dhembjen dhe krenarinë e qytetarëve të Klinës bashkë ndjen i gjithë populli i Kosovës. Duke kujtuar ditën e 4 prillit të vitit 1999, Elezaj tha se fati i të zhdukurve të asaj dite nuk dihet as sot. Për këtë, ai kërkoi nga institucionet vendore e ndërkombëtare që të mobilizohen për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori