LAJMI I FUNDIT:

Edhe Lada do të rikthehet si Dacia?

Edhe Lada do të rikthehet si Dacia?

Aleanca francezo-japoneze, Renault-Nissan, katër vite më parë kishte nënshkruar kontratë prej 0.73 miliard dollarësh për 25 për qind të aksioneve të AvtoVAZ, ndërsa tash është nënshkruar një tjetër marrëveshje, sipas të cilës, Renault-Nissan këtë vit do të pronësojë pjesën më të madhe të kompanisë ruse.

Renault-Nissan tash disponon me 67.1 për qind të aksioneve të kësaj kompanie. Pjesa tjetër është në pronë të konglomeratit shtetëror rus, Rostec.

Në këtë mënyrë, francezët dhe japonezët janë të lirë t’i bëjnë të gjitha reformat e dëshiruara.


Në fakt, ata tashmë kanë filluar që t’i realizojnë idetë e tyre dhe shpresojnë se do ta ringjallin biznesin e AvtoVAZ, përkundër krizës ekonomike dhe sanksioneve në Rusi.

Një shembull i mirë për suksesin e kësaj aleance është brendi Dacia, me të cilin tashmë kanë bërë mrekulli dhe padyshim që të njëjtën mund ta bëjnë edhe me automjetet ruse. /Telegrafi/