LAJMI I FUNDIT:

Edhe ketë vit Ministria e Bujqësisë do të subvencionojë mbjelljet

Edhe ketë vit Ministria e Bujqësisë do  të subvencionojë mbjelljet

Edhe këtë vit, Ministria e Bujqësisë, do të subvencionojë mbjelljen e grurit dhe farës së tij.

Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, i kanë thënë Radio Kosovës se është duke u analizuar programi mbështetës për vitin 2016 duke u bazuar edhe në kërkesat e reja të bujqve dhe për të parë nëse do të ketë ngritje në çmimin e subvencioneve apo jo. Në anën tjetër, bujqit shprehen se kjo ndihmë është simbolike duke pasur parasysh koston e lartë të punimit të tokës.

Pas reshjeve të fundit bujqit mund të fillojnë menjëherë me mbjelljet vjeshtore. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i ka bërë të gjitha përgatitjet me kohë, duke i licencuar kompanitë për importimin e farës dhe imputeve tjera bujqësore.
Drejtori i Departamentit për Mbrojtjen e Bimëve në Ministrinë e Bujqësisë, Isuf Cikaçi, ka thënë për Radio Kosovën se ende nuk dihet a do të ketë ngritje të subvencioneve apo do të mbesin sikurse sivjet që janë 125 euro për një hektarë.


“Ne jemi duke e analizuar programin e këtij viti për t`i parë kërkesat e reja të bujqve, çdo herë duke u bazuar edhe në buxhetin, për të filluar me përgatitjen e programit mbështetës për vitin 2016. Shuma e mjeteve që do të mbështeten bujqit për grurin dhe farën e tij gjithsesi që do të jetë sa këtë vit, por shpresojmë se mund të ketë ngritje të shumës varësisht nga buxheti”, tha Cikaçi

Por, bujku Kamer Zeqiri, thekson se pavarësisht asaj që subvencionet e “zbusin” sadopak gjendjen e rënduar të bujkut, ato prapë mbesin të vogla duke pasur parasysh shpenzimet e larta të punimit të tokës.

“Të mirë se ardhura janë por nuk janë të mjaftueshme duke pasur parasysh edhe kushtet e bujqve. Subvencionet çdo vit i marrim por me vonesë dhe jo në kohën kur ne na duhen mjetet. Prandaj, ne duhet me investuar me mjete tona derisa të bëhet pagesa”, tha bujku Zeqiri

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, ende nuk ka të dhëna nga komunat për planifikimin e mbjelljeve vjeshtore, por edhe sivjet sipërfaqet pritet të sillen nga 80 mijë deri në 90 mijë hektarë të mbjella me grurë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Kalo në kategori