Çokollata nuk është vetëm ëmbëlsirë e preferuar për ngrënie. Rëndësi të madhe ka edhe përdorimi i saj në industrinë kozmetike.
Maskat ushqyese nga çokollata për fytyrë dhe trup, kremrat e ndryshme hidrante dhe losionet, balsamet dhe buzëkuqtë (pothuajse i tërë grimi), preparatet për rrezitje dhe për kurimin e lëkurës së thatë dhe të rrudhur, depilimi me dyllë çokollate, masazhi me çokollatë të ngrohtë, trajtimet kundër celulitit dhe trajtimet për tonifikimin e lëkurës, janë hite në tërë botën, por edhe te ne.
Për shkak të përbërjes së saj të jashtëzakonshme kimike, çokollata vepron në lëkurë pothuajse në mënyrë euforike si edhe në tru. Pikërisht, endorfina, e cila e relakson trurin vepron në lëkurë në mënyrë stimuluese dhe ripërtëritëse, transmeton Telegrafi.
Pos që përmirëson teksturën e lëkurës, çokollata e tonifikon fuqishëm, ndërsa me cilësitë e saj ripërtëritëse nxit prodhimin e kolagjenit dhe të elastinës, gjë që i siguron fortësinë dhe tendosjen e nevojshme.
Gjalpi kakao është një ndër yndyrat më të vlefshme dhe më stabilizuese të njohura dhe për shkak të strukturës së tij ka aftësi të depërtimit të thellë në lëkurë, në shkrirjen e yndyrës dhe në ruajtjen e lagështisë. Është i pasur me vitaminën E, e cila pengon plakjen e lëkurës, por njëkohësisht e bën më të tendosur dhe më të lëmuar.
Andaj, maskat nga çokollata për fytyrë kanë gjithnjë e më shumë ithtarë, sepse substancat aktive nga çokollata, falë efektit të fortë liftin të hidratizimit dhe e forcojnë lëkurën e lodhur dhe atonike, duke ia kthyer asaj freskinë dhe pamjen rinore.
Masazhet me çokollatë janë ndër më të këndshmet dhe më të dëshirueshmet. Stimulimet e nxitura me çokollatë qetësojnë dhe relaksojnë, sepse nxisin tajitje të hormoneve të lumturisë (serotonina dhe endorfina), ndërkaq prania e feniletilaminës pengon tajitje të kortizolave dhe të adrenalinës, andaj edhe zvogëlojnë tendosjen dhe stresin.
Depilimi me dyllë çokollate mundëson pothuajse eliminimin pa dhembje edhe të qimeve më të forta, zvogëlon irritimin, ndërsa lëkurën e bën të butë dhe më të ushqyeshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime