LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të vdekur dhe 287 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Gjashtë të vdekur dhe 287 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot (diel) se gjatë 24 orëve të fundt 6 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar  287 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2,438 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 287 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç)”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.


Numri total i rasteve pozitive është 60,218 raste nga 233,532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,498 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.283.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast”, thuhet në raportin e IKSHPK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori