LAJMI I FUNDIT:

Edhe FMN kërkon reformën në drejtësi

Edhe FMN kërkon reformën në drejtësi

Fondi Monetar Ndërkombëtarë (FMN) publikoi raportin e radhës mbi politikat monetare dhe ecurinë e ekonomisë së Shqipërisë.

Në një konferencë për mediat me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, shefja e Europës Lindore dhe Jug-lindore e FMN-së, Anita Tuladhar vuri theksin tek vijimi i reformave strukturore për përmirësimin e klimës së biznesit, mes të cilave edhe asaj në drejtësi.

“Për të përmirësuar klimën e biznesit më tej, nevojitet që të vazhdohet puna me reformat strukturore sa i takon të drejtave të pronësisë, reformës në drejtësi dhe në fushën e së drejtës së shoqërive”, tha Tuladhar.


Në këtë drejtim, FMN shton se një ndihmesë do të japë edhe ligji i falimentimit.

Sa i takon sistemit bankar, FMN vëren se sistemi është i qëndrueshëm dhe likuiditet. FMN konfirmon në raport dy karakteristika në këtë sektor.

“Sistemin bankar është i qëndrueshëm, stabël dhe likuid. U vu re një ulje e mëtejshme e kredive të këqija, por sfidë mbetet rritja e kreditimit për zhvillimin e ekonomisë”, thotë Fondi.

Fondi thotë se me Qeverinë ka biseduar mbi mundësinë e uljes së shpenzimeve buxhetore dhe efekteve që ato kanë në ekonomi dhe zhvillimin e vendit.

Nga ana e tij, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se për qeverinë nuk janë primare investimet, por krijimi i klimës për biznesin.
“Qëllimi i Qeverisë është që faktori primar në investime të jetë sektori privat, jo Qeveria”, tha ai.

Ahmetaj shtoi se me aksionin anti-informalitet ekonomia shqiptare ka lënë pas krahëve skenarin grek dhe ka hyrë në një fazë të re, atë që ai e quajti “gjetja e mjeteve të zgjuara të rritjes”. /TopChannel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori