LAJMI I FUNDIT:

Edhe Ferid Agani anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

Edhe Ferid Agani anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani – njëherësh është edhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – edhe zyrtarisht është anëtar i rregullt në “European Academy of Science and Arts” me seli në Salzburg të Austrisë.

Agani, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të anëtarësimit si anëtar i rregullt i kësaj Akademie, që në gjirin e saj ka pesë fitues të çmimit Nobel.

Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Arteve është themeluar në vitin 1985 në Salzburg dhe një ndër objektivat e saj mbetet promovimi i dialogut ndërkombëtar për të mirën e atyre që jetojnë dhe punojnë në Evropë.